Një muaj paraburgim për të dyshuarin e 12-të për dhunimin e 11-vjeçares

Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktim e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për personin e 12-të për dhunimin e 11-vjeçares

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka treguar për RTV Dukagjinin se i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, personit të 12-të për dhunimin e 11-vjeçares.

Personit me incialet B.Rr, i moshës madhore, i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për veprën penale “Dhunimi”.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale gjatë muajit qershor të vitit 2022.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11 vjeçares, në qershor të vitit 2022. Po ashtu, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim e Prokurorisë.

Arrestohet edhe një person nën dyshimin për dhunim të 11-vjeçares

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika