Gjatë muajit korrik, në Kosovë janë regjistruar 2 mijë e 498 lindje dhe 835 vdekje

ASK-ja ka publikuar të dhënat e fundit në baza mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin korrik

Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin korrik 2022.

Këto të dhëna janë publikuar duke u bazuar në të dhënat administrative.

Në muajin korrik, janë regjistruar 2 mijë e 498 lindje, brenda dhe jashtë Kosovës.

Ndërkaq prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 mijë e 303 prej tyre janë meshkuj dhe 1 mijë e 195 janë femra.

Ndërsa, janë regjistruar, gjithsej, 835 vdekje brenda dhe jashtë Kosovës. Prej vdekjeve të regjistruara, 457 janë meshkuj dhe 378 janë femra.

Në muajin qershor 2022 janë regjistruar, gjithsej, 1 mijë e 444 kurorëzime brenda dhe jashtë Kosovës, kurse shkurorëzime janë regjistruar 148.

Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika