Kurti: Liberalizimi i vizave për Kosovën, përkushtim i qartë për zgjerimin e BE-së

I pari i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas deklaratave e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, që procesi i liberalizimit për Kosovën të këtë një progres që sipas Kurtit është një përkushtim i qartë për zgjerimin e BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përshëndetur, thirrjen e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë,  të cilat ndryshe njehen dhe si i ‘Trekëndësh i Weimarit’, këto tri shtete kanë bërë thirrje për progres në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, të premten 16 shtatorit  një deklaratë të përbashkët.

Ndërsa kryeministri Kurti, ka shkruar në rrjetin e tij, social Twitter se është duke e pritur me padurim një  vizitë nga krerët e tre vendeve në Republikën e Kosovës.

“Pres me padurim vizitën e tyre të përbashkët”, ka shkruar ai.

“E mirëpres riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, përkushtimin e qartë për zgjerimin e BE-së, Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal nga Ministrat për Çështje Evropiane të Trekëndëshit të Weimarit”, ka përfunduar Kurti.

Franca, Gjermania dhe Polonia të premten përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar progres për liberalizimin të vizave për Kosovën.

Po ashtu, këto tri shtete, në komunikatën e tyre kanë thënë se janë të përkushtuara ndaj Procesit të Berlinit.

Këto tri shtete sipas njoftimit pritet ta vizitojnë Ballkanin që t’i forcojnë raportet e Bashkimit Evropian me Ballkanin.

“Ne bëjmë thirrje për progres në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendet tona janë të përkushtuara fuqishëm ndaj Procesit të Berlinit si një mjet shtesë për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor; ne theksojmë rëndësinë e zbatimit të vendimit historik nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për të krijuar një treg të përbashkët rajonal”, thuhet në komunikatë.

Gjermania, Franca dhe Polonia kërkojnë progres për liberalizimin e vizave për Kosovën

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika