Rohde pas deklaratës së treshes evropiane: Lajm inkurajues për Kosovën do të jepet së shpejti nga BE-ja

Franca, Gjermania dhe Polonia, përmes një komunikate kanë kërkuar progres për liberalizim të vizave për Kosovën, pas deklaratës së tyre, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se së shpejti Kosovën e pret një lajm ‘inkurajues’ nga BE-ja

Jorn Rhode, Amabsador i Gjermanisë në Kosovë

“Lajm inkurajues për Kosovën do të jepet së shpejti nga Bashkimi Evropian”.

Kështu, ka deklaruar Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, pas deklaratave nga Gjermania, Franca dhe Polonia, të cilët kanë bërë thirrje për progres në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Rohde, në rrjetin social Twitter, ka postuar edhe deklaratën e tyre të plotë.

Po ashtu, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas deklaratave të tri shteteve, të cilat ndryshe njehen dhe si i ‘Trekëndësh i Weimarit’, duke thënë se është një përkushtim i qartë për zgjerimin e BE-së.

Ndërkaq, Kurti, ka shkruar në rrjetin social Twitter se është duke e pritur me padurim një  vizitë nga krerët e tre vendeve në Republikën e Kosovës.

Shtetet evropiane, Franca, Gjermania dhe Polonia të premten përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar progres për liberalizimin të vizave për Kosovën.

Gjithashtu, këto tri shtete, në komunikatën e tyre kanë thënë se janë të përkushtuara ndaj Procesit të Berlinit.

Sipas, njoftimit të tyre pritet ta vizitojnë Ballkanin që t’i forcojnë raportet e Bashkimit Evropian me Ballkanin.

Gjermania, Franca dhe Polonia kërkojnë progres për liberalizimin e vizave për Kosovën

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika