Vuçiq dhe Orban me qëndrime të ngjashme për Rusinë edhe raportin e PE-së

Presidenti i Serbisë, Aleskandar Vuçiq, dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, kanë biseduar për bashkëpunimin në mes të dyja vendeve në këtë kohë krize. Po ashtu, të dy liderët e kanë komentuar edhe raportin e Parlamentit e Evropian

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban dhe Presidenti i Serbisë, Aleskandar Vuçiq

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e ka vizituar Beogradin dhe është pritur nga i pari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Vuçiq i ka dhënë Urdhrin e Republikës së Serbisë në një gjerdan të madh në shenjë miqësie të fortë në mes të dyja vendeve.

Vuçiq dhe Orban, në një konferencë për media, kanë deklaruar se do të diskutojnë për të gjitha temat e rëndësishme për të dyja vendet, përveç vaterpolos.

Ata kanë biseduar për krizën energjetike të shkaktuar, sipas tyre, nga vendosja e sanksioneve nga Bashkim Evropian ndaj Rusisë.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Oraban

“Kur shikoj sanksionet e energjisë, shoh se ne evropianët jemi xhuxhë të energjisë dhe po vendosim sanksione kundër gjigantit të energjisë”,  ka theksuar Orban.

Sipas presidentit të Serbisë, të dyja vendet duhet që të bashkëpunojnë në çdo gjë, edhe duke anashkaluar procedurat.

“Ta përshpejtojmë, të mos humbim kohë në procedurat e kota burokratike, por le të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar njëri-tjetrin gjatë dimrit, sepse ne serbët mund të mbështetemi në Hungari, dhe Hungaria mund të mbështetet në Serbi”, ka thënë Vuçiq.

Ndërsa, Serbia dhe Hungaria ranë dakord ta shmangin burokracinë, për ta kaluar këtë kohë krize.

Të dy liderët e kanë komentuar raportin e Parlamentit e Evropian, në të cilin Hungaria është vlerësuar se nuk është një demokraci, dhe se ka shqetësime për funksionimin e sistemit kushtetues dhe zgjedhor, korrupsionin dhe konfliktin e interesit, lirinë e shprehjes, duke përfshirë pluralizmin mediatik në atë vend.

“Sa i përket vendimit të Parlamentit Evropian(PE), mendoj se është humoristik në fushën e batutave. Nuk po qeshim vetëm sepse mendoj se është një shaka mjaft e mërzitshme”, i është kundërpërgjigjur Orban.

Presidentit i Serbisë, Alaksandar Vuçiq

Ndërsa Vuçiq, ka theksuar se ka “kohë që nuk u kam kërkuar falje që kur shkruajnë të njëjtat gjëra për ne, dhe nuk e kam idenë se çfarë po shkruajnë për t’ju thënë sinqerisht. Sot dhe nesër janë sërish këtu për të na mbajtur disa ligjërata dhe predikime”, raporton N1, transmeton Portali Dukagjini.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika