Kurti në takim me përfaqësuesit e Luginës: S’duhet mbështetur tentimet për acarim të shqiptarëve me njëri-tjetrin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit me përfaqësuesit politikë të Preshevës dhe Bujanocit, ka thënë se pas shtypjes e diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve nga ana e Beogradit, nuk duhet mbështetur tentimet për acarim me njëri-tjetrin, pjesë e së cilës është edhe synimi i rrëzimit të kryetares së Preshevës, Ardita Sinani.

Sipas tij, gjendja e shqiptarëve në përgjithësi në këto komuna, me politika diskriminuese e shtypëse të Serbisë, kërkon angazhim të përbashkët e vigjilencë të shtuar, vendosmëri e ruajtje të unitetit politik të subjekteve shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

“Përçarja e ndarja janë gabim dhe bëhen dëm, u shpreh kryeministri Kurti, teksa në fund theksoi se bashkëpunimi e rreshtimi i drejt ndaj mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të shqiptarëve nuk është vetëm nevojë por domosdoshmëri e kohës”, ka thënë Kurti.

Takimi i Kurtit me përfaqësuesit e këtyre komunave erdhi pas thirrjes së një seance të jashtëzakonshme nga Kuvendi Komunal i Preshevës për shkarkimin e kryetares aktuale të kësaj komune, Ardita Sinani.

 

Zgjedhjet në Serbi, Kurti: Ky është një spastrim etnik i heshtur

Siç theksohet në njoftimin e zyrës së kryeministrit, gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për rezultatet e procesit zgjedhor në Serbi, veçanërisht për tri komunat me shumicë shqiptare, Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

Kryeministri Kurti, zgjedhjet paralementare dhe presidenciale të mbajtura më tre prill të vitit 2022 në Serbi, i ka quajtur jo të lira e as demokratike.

Në këto zgjedhje morën pjesë edhe partitë shqiptare, të cilat garuan me dy lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare”.

Sipas Kurtit, shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc u është bërë padrejtësi e madhe me pasivizimin e mbi gjashtë mijë adresave të banorëve shqiptarë në këto komuna.

“Ky është një spastrim etnik administrativ i heshtur e që po sjellë pasoja të mëdha. Kjo metodë e Serbisë, që iu mohoi të drejtën elementare e demokratike, atë të votës, solli edhe rezultate jo të kënaqshme”, vijon njoftimi.

Një tjetër faktor i dëmshëm për rezultatet zgjedhore sipas Kurtit ishte edhe mungesa e unitetit dhe i bashkërendimit të subjekteve politike shqiptare në një front.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Në këtë takim morën pjesë, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, zëvendëskryetari i komunës së Preshevës dhe njëherit Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa.

Përveç tyre, të pranishëm ishin edhe kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar, Naser Aziri, kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik, Shqiprim Musliu, kryetari i Alternativës Demokratike Shqiptare, Armend Aliu, këshilltari komunal i Medvegjës, Fehmi Beha, dhe anëtari i Këshillit për marrëdhënie ndëretnike në komunën e Medvegjës, Arben Ferati.

Ndërkaq, pavarësisht ftesës, në takim nuk ishin kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi dhe kryetari i Kuvendit të Preshevës, njëherit kryetar i Lëvizjes për Reforma, Sami Salihu.

Kurti fton në takim përfaqësuesit politikë nga Lugina e Preshevës

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika