Brukseli vendos masa ndëshkuese ndaj Hungarisë, kërkon t’i ndalë 7.5 miliardë euro nga fondet e BE-së

Brukseli ka kërkuar që 7.5 miliardë euro nga fondet e BE-së të shkurtohen nga Hungaria për shkak të shqetësimeve për sundimin e ligjit. Komisioneri Johannes Hahn, ka thënë se shifra arrin në 65% të angazhimeve për tre programe operacionale nën politikën e kohezionit dhe rreth një të tretën e fondeve të kohezionit që vendi ka marrë nga buxheti i BE-së

Komisionieri Evropian, Johannes Hahn

Komisioni Evropian ka bërë thirrje të dielën e 18 shtatorit për mbajtjen e 7.5 miliardë eurove në fondet evropiane nga Hungaria, për shqetësimet e korrupisonit.

Komisioneri Johannes Hahn, përgjegjës për Buxhetin dhe Administratën, ka thënë se shifra arrin në 65% të angazhimeve për tre programe operacionale nën politikën e kohezionit dhe rreth një të tretën e fondeve të kohezionit që vendi mori nga buxheti i BE-së.

Për Brukselin, rekomandimi i Këshillit për miratimin e kësaj mase ndëshkuese është hapi i radhës në procesin e mekanizmit të sundimit të ligjit që ai shkaktoi kundër Hungarisë në prill.

Mekanizmi, i cili ishte miratuar nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë vetëm disa javë më parë, pas një sfide nga Budapesti dhe Polonia, i lejon Brukselit të vendosë sanksione financiare ndaj shteteve anëtare “për të mbrojtur buxhetin” nëse ato konsiderohen se kanë shkelur vlerat thelbësore të BE-së.

Vendimi për vendosjen e gjobës financiare është marrë unanimisht nga komisionarët gjatë mbledhjes së tyre të Kolegjit të mbajtur në mënyrë të jashtëzakonshme herët në mëngjes, ka shtuar Hahn.

Këshilli tani ka një muaj për të vendosur nëse do të vazhdojë me rekomandimin e Komisionit.

Vendimi në nivel Këshilli do të kërkojë vetëm një shumicë të cilësuar dhe jo unanimitet për t’u miratuar, kështu që Polonia, me të cilën Hungaria kishte arritur në të kaluarën një marrëveshje për të bllokuar çdo veprim ndëshkues mbi sundimin e ligjit, nuk do të jetë në gjendje të parandalojë dënimin financiar në Hungari, njofton euronews.

Njoftimi i së dielës vjen vetëm tre ditë pasi deputetët deklaruan se Hungaria nuk është më një demokraci plotësisht funksionale, por një “regjim hibrid i autokracisë zgjedhore”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika