Gjermani: Makina përplas grupin e njerëzve, disa të lënduar – autorët në arrati

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Neustadt am Rübenberge, pranë Hanoverit, ku një automjet është përplasur me një grup njerëzish, duke lënë disa persona të lënduar.

Sipas raportimeve paraprake, pas incidentit, personat që ndodheshin në automjet janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim nga policia gjermane.

Raportohet se disa persona kanë pësuar lëndime, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës.

Rrethanat e ngjarjes dhe motivi i mundshëm mbeten ende të paqarta. Autoritetet po hetojnë incidentin dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

Sipas agjencisë Reutres, 4–5 persona u lënduan, por nuk ishin në rrezik për jetën. Policia qëlloi drejt automjetit në përpjekje për ta ndaluar, por të dyshuarit arritën të iknin.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika