Osmani e Dendias do të zhvillojnë takim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, dhe homologu i tij grek, Nikos Dendias, do të zhvillojnë takim të përbashkët në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias dhe ministri i Punëve të Jashtmë i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

Në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), ku ndodhet selia e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB) do të takohen ministrat e Punëve të Jashtme të dy vendeve fqinje, Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe Greqisë, Nikos Dendias.

Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë ka njoftuar se nga data 19-23 shtator, përfaqësuesi i Jashtëm do të zhvillojë takime shumëpalëshe dhe dypalëshe, ku një nga këto takime do të jetë në mes të Dendias dhe Osmanit.

Sipas Komunikatës së MPJ-së greke, në këto takime pritet diskutimi i “çështjeve të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, çështje me interes rajonal dhe global, si pushtimi rus në Ukrainë, do të diskutohet edhe kiza energjetike, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor si dhe tema të tjera”.

Në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të marrë pjesë së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nga 19 deri më 24 shtator.

Ndërsa, i pari i Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë edhe në “darkën transatlantike të ministrave të jashtëm të NATO-s, do të marrë pjesë në takimin e Kartës së Adriatikut A5, takimin e organizuar nga Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) dhe Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, si dhe në takimin e vendeve të Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI) dhe në forume të tjera të rëndësishme ndërkombëtare për bashkëpunim”.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika