Kritika për kornizën e re të procesit të dialogut

Një kornizë e re e propozuar nga Gjermania e Franca për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi nuk po shihet si e duhur për Kosovën. Monitoruesit e procesit të dialogut dhe profesorët e së drejtës ndërkombëtare kanë hedhur shumë pikëpyetje rreth pikave të kësaj kornize që tashmë janë publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

 





Procesi tashmë i stërzgjatur i dialogut Kosovë-Serbi duket se nuk do të marrë fund edhe për një dekadë tjetër.

Të paktën kjo mund të thuhet, bazuar në një dokument që po qarkullon në publik si kornizë e re e propozuar nga dy shtete mjaft të fuqishme, Gjermania e Franca.

Sipas dokumentit, një nga pikat e kornizës është që vitin e ardhshëm të nënshkruhet një marrëveshje, por pa njohje formale, derisa pas 10 vjetësh të nënshkruhet ajo finalja ku zyrtarisht shtetet e njohin njëra tjetrën.

Qeveria e Kosovës, nuk ka kthyer përgjigje gjatë ditës për vërtetësinë e këtij dokumenti dhe nëse i njëjti i është prezantuar zyrtarisht kryeministrit apo udhëheqësit të dialogut, Besnik Bislimi.

Por, monitoruesit e procesit të dialogut po e konsiderojnë si hap mbrapa këtë iniciativë.

“Qeveria e Kosovës do të duhej të vepronte ndryshe nëse i është prezantuar një kornizë e tillë, ajo duhet të vazhdojë dialogun dhe drejt një njohje finale që duhet të arrihet brenda 24 muajve. Një dialog i zgjatur i tillë ku kemi lojë fjalësh pasi në kornizë ka shumë dallime, qeveria në këtë rast duhet të veprojë ndryshe. Ky dokument nëse qëndron si i tillë ka disa paqartësi”, ka thënë Arbër Thaçi nga KDI.

Me skepticizëm, pikat e kornizës po i sheh edhe profesori i shkencave politike, Ibrahim Gashi.

“Pjesa ma problematike është se shumë gjëra propozohen tani dhe të implimentohen në faza të mavonshme dhe kjo i bije që palët të pranojnë diçka në mirëbesim dhe pastaj të zbatohen ato , ky afati 10 vjeçar është goxha problematike pasi për 10 vitet e ardhshme mund të ndodhin gjëra të papritura dhe pastaj të s’postojnë procesin. Pas dhjetë vitesh parashihet njohja formale dhe kjo është goxha problematike”, ka thënë Ibrahim Gashi – Profesor i shkencave politike.

Sipas kësaj kornize, me marrëveshjen mes shteteve, nëse e njëjta pranohet, Kosovën e pranojnë edhe pesë shtetet që akoma nuk e kanë njohur të Bashkimit Evropian, kurse Serbia do të përfitojë një ndihmë masive financiare, asistencë ekonomike dhe do njihet si fuqia e rajonit.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika