Ekspertët: Nuk duhet të përjashtohet rreziku ushtarak nga Serbia

Deklaratat e Kryeministrit se ekziston rreziku i luftës për shkak të rritjes së aktivitetit ushtarak nga Serbia, sipas ekspertëve politik e të sigurisë nuk duhet të anashkalohen. Sipas tyre, konfliktet e fundit në Ukrainë dhe përreth Rusisë kanë nisur pa kurrfarë paralajmërimi por tash janë vatra të luftës

KFOR-i në Jarinjë





Në 352 kilometra kufij me Kosovën, Serbia ka stacionuar 48 baza sulmuese.

Pos kësaj sipas kryeministrit Albin Kurti, shqetësuese janë 104 ushtrime të përbashkëta ushtarake Serbi-Rusi.

Mbi këto fakte Kurti thotë nuk përjashtohen mundësinë që mund të ketë luftë.

Duke u bazuar në sjelljet e Serbisë edhe ekspertët e sigurisë nuk përjashtojnë mundësinë për ndonjë konflikt, veçanërisht në veriun e Kosovës.

“Serbia dhe ai që është në krye të saj, Vuçiq janë në gjendje gatishmërie dhe tendenca e tyre është që ta krijojnë në Krime të vogël ashtu siç ka bërë Rusia, por tash me veriun e Kosovës”, ka thënë Avni Islami, ekspert i sigurisë.

Ndryshe po mendon profesori Seb Bytyçi. Ai shprehet se përkundër pranisë ndërkombëtare Kosova nuk guxon të përjashtojë çfarëdo agresioni nga Serbia.

“Kosova nuk e ka komoditetin t’i mbyllë sytë ndaj rreziqeve. E kemi parë edhe rastin e Ukrainës por edhe rastet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Shpesh herë lufta dhe veprimet ushtarake kanë nisur kur nuk është pritur e sidomos kohëve të fundit. Kështu që Serbia mund të frymëzohet nga suksesi i Azarjbaxhanit ndja Armenisë dhe të ndërmarrë diçka”, ka thënë Seb Bytyçi, Profesor.

Bytyçi thotë se përmendja e luftës nuk ndikon në investimet nga jashtë, ato sipas tij varen nga zhvillimi jo nga këto deklarata. Për dallim prej tij analistët serb deklaratën e Kurtit e shohin si strategji politike e jo gjendje faktike.

“Në rastin e Kosovës mendoj Kurti po e përdorë këtë retorikë për të ushtruar presion mbi Serbinë në raport me dialogun. Ndërkaq në Serbi mendoj që deklaratat për luftën më shumë jamë për konsum politik të brendshëm. E në rastin e Kosovës të dyjat”, ka thënë Ognjen Gogiq, Aktivist i Shoqërisë Civile.

Gogiq thotë se as Vuçiqi nuk e lë keq sa i përket deklaratave për luftën, strategji nga e cila përfiton vota.

“Mendoj se kështu bëjnë vetëm liderët populist, duke mbjellur frikë tek njerëzit në mënyrë që të kenë përkrahje prej tyre. Kur Vuçiqi flet për askionin “Oluja” në Kroaci dhe kur Kurti flet për luftë kjo është populizëm”, ka thënë Gogiq.

Gogiq mendon se asnjëra palë nuk është e interesuar për konflikt, pasi çdo incident apo episod i dhunës në Kosovë do të thotë luftë me NATO-n.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika