Anulohet protesta e paraparë të mbahej të mërkurën nga punëtorët e QKUK-së

E mërkura do të jetë një ditë normale dhe e rregullt e punës, nga punëtorët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

Ilustrim





të QKUK-së, ka njoftuar se protesta e cila ishte paraparë të zhvillohej të mërkurën e 21 shtatorit, nuk do të mbahet.

Përmes një njoftimi, thuhet se e mërkura do të jetë një ditë normale dhe e rregullt e punës.

Kjo ngase, sipas tyre, shoqata sindikale nuk ka kapacitet juridik që të parashtrojë kërkesa qeverive, pasi partner social e kanë punëdhënësin apo ndërmarrjen ku veprojnë shoqatat sindikale.

“Andaj thirrja për protestë në këtë rast nuk do ketë ndonjë efekt pozitiv app ndikim, përveq benefiteve personale dhe klanore”, thuhet në njoftim.

“Duke u bazuar në faktin që Projektligji për Paga është tashmë në platformën e dëgjimit publik, ndërsa bazuar edhe në faktin që FSSHK ka deponuar komentet dhe rekomandimet tek sponzori i këtij ligji, në MSH dhe Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, kërkesat për mjete financiare të shprehura në përqindje në këtë fazë janë të pamatura, jashtë kontekstit dhe që realisht e minimizojnë rëndësinë dhe kërkesën e arsyeshme të shprehur përmes komenteve”, vijon njoftimi.

Në njoftim, theksoet se kompentencë e negocijimit dhe marrëveshjeve në nivel vendi, qoftë edhe parashtrimi i kërkesave në nivele qeveritare dhe ato ministrore është e federatave.

“Është e rrugës që në kë fazë shoqatat sindikale dhe krerët e tyre t’i menjanojnë interesat personale dhe mëritë, ndërsa t’i senzibilizojnë dhe angazhojnë antarësitë rreth diskutimit publik për Ligjin e Pagave në vend që ti vendosin në rrugë”.

Ndryshe, kjo shoqatë kishte paralajmëruar protestë, me kërkesë për rritjen e pagave për 50 për qind deri në implementim të Ligjit të Pagave, rritje e investimeve në shëndetësi për përmirësimin e kushteve, të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit si dhe miratim i Ligjit të Pagave dhe implementimi i tij nga janari 2023.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika