Çka u diskutua në takimin në mes të Borrell-it dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor?

Në një takim jozyrtar në mes të përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor, si temë diskutimi ishte ndikimi global dhe rajonal i luftës në Ukrainë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, priti të martën në një drekë jozyrtare në Nju Jork liderët e Ballkanit Perëndimor, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (APKB).

Sipas një njoftimi nga Bashkimi Evropian, këto takime jozyrtare zhvillohen dy herë në vit në Bruksel dhe Nju Jork, dhe shërbejnë si mundësi joformale për të shkëmbyer pikëpamje rreth sfidave në rajon dhe për të ardhmen evropiane të rajonit.

Diskutimi i ditës së martë të 20 shtatorit u fokusua në ndikimin global dhe rajonal të luftës së paligjshme dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës.

Përfaqësuesi i lartë Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor diskutuan se si t’i trajtojnë së bashku pasojat e dëmshme të kësaj lufte në çmimet e ushqimeve dhe energjisë dhe në stabilitetin dhe sigurinë në Evropë dhe globalisht.

Borrell theksoi mbështetjen që BE-ja po i jep Ballkanit Perëndimor për të rritur sigurinë e energjisë dhe për të adresuar kërcënimet hibride, duke përfshirë manipulimin dhe ndërhyrjen e informacionit të huaj kibernetik.

BE-ja dhe Ballkani Perëndimor do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku në përballjen e sfidave që imponon globalisht lufta e paprovokuar e Rusisë ndaj Ukrainës. BE-ja plotësisht e përfshin Ballkanin Perëndimor me nismat e saj për të zbutur ndikimet e luftës, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika