Zbulimi i mozaikut të epokës bizantine në Gaza

Gaza është vend mjaft i pasur me gjëra antike, këtë e tregon edhe zbulimi i fundit nga Salman al-Nabahin. Por për shkak të mungesës së fondeve dhe profesionistëve përkatës, Gaza zakonisht është dashur të ftojë grupe ndërkombëtare për të ndihmuar në procesin e gërmimit dhe ruajtjes

Mozaiku i zbuluar nga Salman al-Nabahin, Gaza

Fermeri palestinez, Salman al-Nabahin, ishte duke punuar në kopshtin e tij në Gaza, kur vuri re se disa nga pemët e reja që kishte mbjellë në tokën e tij nuk i kishin rrënjët siç duhet. Kurioz për të dituar çka e shkaktoi këtë, al-Nabahin mori djalin e tij për ta ndihmuar atë të fillonte të gërmonte. Por kur ata filluan të gërmojnë sëpata e djalit të tij goditi diçka të fortë.

Mozaiku i epokës bizantine, Gaza

“Kërkova në internet… Mësuam se ishte mozaik i epokës bizantine,” tha babai i shtatë fëmijëve, i ulur pranë zbulimit të tij. “Unë e shoh atë si një thesar, më të shtrenjtë se një thesar. Nuk është personal, i përket çdo palestinezi”, u shpreh Nabahin për CNN.

Salman al-Nabahin e zbuloi reliken gjashtë muaj më parë gjersa po punonte në kopshtin e tij me ullinj në kampin e refugjatëve Bureij, rreth një kilometër nga kufiri me Izraelin.

Ministria Palestineze e Turizmit dhe gjërave Antike tha se dyshemeja përfshinte disa panele mozaiku që përshkruanin kafshë dhe tipare të tjera të jetës shoqërore gjatë epokës bizantine.

Pjesë e Mozaikut

“Zbulimi arkeologjik është ende në fazat e tij të hershme dhe ne presim të dimë më shumë për sekretet dhe vlerat e qytetërimit,” tha ministria në një deklaratë.

“Ekipet kombëtare të kërkimit po punojnë në partneritet me ekspertë ndërkombëtarë dhe shkencëtarë nga Shkolla Franceze e Arkeologjisë.”

Pjesë e Mozaikut

Gaza është vend mjaft i pasur me gjëra antike, këtë e tregon edhe zbulimi i fundit nga Salman al-Nabahin.

Por për shkak të mungesës së fondeve dhe profesionistëve përkatës, Gaza zakonisht është dashur të ftojë grupe ndërkombëtare për të ndihmuar në procesin e gërmimit dhe ruajtjes.

Zbulimi i Mozaikut nga Salman al-Nabahin, Gaza

 

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika