Rriten protestat në Iran, presidenti thotë se vdekja e Mahsa Aminit duhet të hetohet

Vdekja e gruas 22 vjeçare e cila dyshohet se është vrarë nga policia morale e Iranit, ka shkaktuar protesta në Iran

Protesta në Teheran, foto The Guardian





Vdekja në paraburgim e një gruaje iraniane që ka shkaktuar protesta të gjera duhet të hetohet “në mënyrë të qëndrueshme”, ka thënë presidenti i Iranit, edhe pse ai u ankua për ato që ai pretendoi se ishin “standarde të dyfishta” perëndimore për të drejtat e njeriut.

Ebrahim Raisi tha në një konferencë për shtyp në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se vdekja e Mahsa Amini derisa ishte në paraburgim nga policia e moralit “me siguri duhet të hetohet”.

“Kam kontaktuar me familjen e saj në rastin e parë dhe i sigurova se do të vazhdojmë me këmbëngulje të hetojmë atë incident… Preokupimi ynë më i madh është ruajtja e të drejtave të çdo qytetari”.

Për vdekjen e Amini, ai tha se autoritetet po bënin atë që duhej të bënin dhe se përgjegjësia tani bie në duart e gjyqësorit.

Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi flet në një konferencë shtypi në Nju Jork. Foto, The Guardian

Të paktën 31 persona dyshohet se kanë vdekur në gjashtë ditë protesta, të shkaktuara nga vdekja e gruas kurde 22-vjeçare më 16 shtator.

Të enjten, protestuesit dogjën stacionet e policisë dhe automjetet në disa qytete dhe Irani mbylli internetin në pjesë të Teheranit dhe Kurdistanit dhe bllokoi aksesin në platforma të tilla si Instagram dhe WhatsApp, në një përpjekje për të frenuar një lëvizje proteste në rritje.

Gratë iraniane kanë dalë në rrugë dhe internet për të djegur shamitë e tyre dhe për të prerë flokët.

Amini u arrestua për dyshimin se mbante një shami me hixhab në një mënyrë “të pahijshme”. Aktivistët thanë se gruaja, emri i parë kurd i së cilës është Jhina, kishte pësuar një goditje fatale në kokë, një pretendim i mohuar nga zyrtarët, të cilët kanë shpallur një hetim. Policia vazhdon të thotë se ajo ka vdekur për shkaqe natyrale, por familja e saj dyshon se ajo i është nënshtruar rrahjeve dhe torturave.

CNN anulon intervistën me presidentin iranian për shkak të kërkesës për shami





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika