3 raste të reja me COVID-19

48 persona janë aktivë me COVID-19 ndërsa përgjatë 24-orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të reja dhe janë vaksinuar 17 persona

Ilustrim





Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 190 testime në total, kanë rezultuar 3 raste të reja me COVID-19  përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 janë shëruar 15 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje.

Raste aktive mbeten 48 persona ndërsa brenda 24-orëve të fundit janë vaksinuar 17 persona.

Që nga fillimi i vaksinimit, në Kosovë, janë administruar 1 milion e 836 mijë e 079 doza të vaksinës.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 294 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 667 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 145 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 781 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika