Osmani në takim me mërgatën në New York, i falënderon për kontributin e dhënë

E para e vendit, Vjosa Osmani, në takim me mërgatën në New York i ka falënderuar për kontributin e dhënë ndër dekada. Sipas saj, me mbështetjen e mërgatës, Kosova do të jetë më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me mërgatën në New York





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar bashkatdhetarët në New York, për të cilët, ka thënë se ndër vite i kanë dhënë hov e mbështetje të jashtëzakonshme luftës së Kosovës për liri.

Ndër të tjera, e para e vendit i ka falënderuar për kontributin e dhënë ndër dekada.

“Kosova aspiron integrimin euroatlantik, BE-në, NATO-n dhe OKB-në, ndaj kontributi i mërgatës sonë në Amerikë dhe gjithandej, siç ishte vendimtar dikur, është përcaktues edhe sot”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Sipas Osmanit, me mbështetjen e mërgatës, Kosova do të jetë më e fuqishme përbrenda, e më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika