Erdogan: Grumbullimet ushtarake në të gjithë Greqinë, duhet të shqetësojnë popullin grek, jo neve

I pari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka thënë se se vendi tij është i gatshëm që t’i shfrytëzuar të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për t’i mbrojë të drejtat dhe interesat e Turqisë kundër Greqisë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan

Acarimi i marrëdhënieve në mes të Turqisë dhe Greqisë në kohën e fundit ka nxitur reagimin e Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ku ka thënë se “grumbullimet ushtarake me pamje okupuese të vendeve të huaja në të gjithë Greqinë, në thelb, duhet të shqetësojnë popullin grek, jo neve”.

Sipas të parit të shtetit turk, vendi i tij, nuk dot dështoj t’i mbrojë të drejtat dhe interesat e Turqisë, pasi sipas tyre këto provokime  të Greqisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e  Turqisë e ka thirrur ambasadorin e Greqisë, në  ku i ka kërkuar që  t’u jepen fund shkeljeve në ishujt e Egjeut, si dhe rivendosjen e statusit të tyre jo-ushtarak.

Automjetet e blinduara greke në ishujt Midilli (Lesvos) dhe Sisam (Samos) të që u zbuluan nga dronët e ushtrisë turke sipas Presidentit  Erdogan janë në kundërshtim më të drejtën ndërkombëtare.

Turqia i ka dërguar dhe një notë proteste  Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), ku ka kërkuar respektimin e e statusit të ishujve të Egjeut Lindor, për të shmangur përdorimin e armëve atje e për këtë ShBA-ja duhet të merre masa.

Më tej Erdogani ka  treguar se Turqia është  duke i ndjekur politikat e Greqisë “të mbushura me provokim”.

“Ne e dimë mirë se qëllimet e vërteta të atyre që provokuan politikanët grekë kundër nesh janë për të penguar programin tonë për ndërtimin e një Turqie të madhe dhe të fuqishme”, ka sqaruar ai.

Erdogan ka përfunduar duke ia bërë me dije Greqisë së ajo nuk është në të njëjtin nivel me Turqinë, dhe vendi i ti është i gatshëm që t’i shfrytëzuar të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për t’i mbrojë të drejtat dhe interesat e vendit kundër Greqisë raporton Anadolu Agency Shqip transmeton Portali Dukagjini.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika