Rama: Nuk jam i shqetësuar për armatosjen e Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se nuk ndihet i shqetësuar nga armatosja e fundit e Serbisë.

Të martën e 12 prillit, kryeministri Rama në një konferencë me gazetarët shqiptarë në Berlin, është shprehur se nuk përbën problem furnizimi i Serbisë me sistem mbrojtës.

”Nuk jam i shqetësuar për armatimin në fjalë. Nuk shoh se si një sistem mbrojtjeje nga raketat mund të jetë kërcënues’’, është shprehur Rama.

Sipas tij, është inkurajues fakti se Serbia ka marrë vendime kundër Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

”Serbia ka bërë hapa inkurajues me të dyja votimet në Kombet e Bashkuara. Gjërat duhen parë në kontekst dhe vlerësimet duhen bërë pa harruar kontekstin’’, shtoi ndër të tjerash kryeministri.

Lidhur me një vizitë të mundshme në Kiev, Rama ka thënë se ka të tjerë personalitete para tij, që mund të bëjnë diçka të tillë.

Këtë intervistë, Rama e ka dhënë pas vizitës dy ditore në Gjermani ku u takua me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin Frank-Walter Steinmeier.

Vizitë e cila u zhvillua me qëllimin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika