Lumir Abdixhiku e pret në takim deputeten Duda Balje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të martën është takuar me deputeten e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të martën është takuar me deputeten e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje





Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të martën e ka pritur në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje.

Sipas njoftimit të LDK-së, Abdixhiku dhe Balje kanë diskutuar në lidhje me situatën politike në vend si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes LDK-së dhe SDU-së.

“Gjatë këtij takimi, kryetari Abdixhiku vlerësoi lart kontributin e komunitetit boshnjak në proceset shtetndërtuese të Kosovës, ku shtoi se duhet të vazhdojmë të punojmë fuqishëm për përmirësimin e kushteve për të gjithë qytetarët e Kosovës pa përjashtim”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Ndryshe, para disa javësh, deputetja Duda Balje i kishte acaruar raportet me disa nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti nga radhët e LVV-së, Haki Abazi, kishte kërkuar që Balje të largohet nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut, sepse sipas tij deputetja në fjalë kishte shumë mungesa pa arsye.

Aty ishte krijuar konflikti, ku Balje e kishte akuzuar partinë në pushtet duke thënë se po tenton që ta detyrojë atë të votojë në mënyrën si ata dëshirojnë.

Balje kishte theksuar se jo gjithmonë do të votojë sipas kërkesave të partisë në pushtet, edhe pse është në koalicion me ta.





Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika