Bad News Eagles sigurojnë fazën e Play-Off-it në turneun Elisa Invitational Fall 2022

Ekipi shqiptar Bad News Eagles (BNE) ka arritur të fitojë në ndeshjen e ditës së martë të 27 shtatorit, duke shënuar epërsi ndaj ekipit Sprout. Ndeshja përfundoi me rezultat dy me një

Ekipi Bad News Eagles





Tjetër fitore nga ekipi shqiptar Bad News Eagles, i cili arriti të mposhtë ekipin Sprout, fitore kjo me të cilën arriti të siguronte fitoren e tretë në turneun Elisa Invitational Fall.

Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa në të mirë të ekipit shqiptar, ku e nisën mirë në ‘Mirage’ duke fituar me rezultat 16-8.

Në mapin e dytë, ekipi Sprout e barazoi rezultatin e ndeshjes duke fituar 16-9 në ‘Vertigo’.

Ndërsa, në mapin e tretë ekipi shqiptar Bad News Eagles dominoi gjatë gjithë kohës, duke e përfunduar me rezultat 16-6 dhe ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Lojtari më i dalluar në këtë ndeshje ishte Sener ‘SENER1’ Mahmuti, me 62 eliminime gjithsej.

Ndeshjen e radhës ekipi Bad News Eagles do ta zhvillojë në Play-Off të turneut Elisa Fall Invitational dhe kundërshtari i tyre do të mësohet së shpejti.





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika