Opozita maqedonase bllokon ligjet për Ballkanin e Hapur në Kuvend

Ballkanin Hapur përveç që është duke u kundërshtuar nga tri vende të Ballkanit Perëndimor është duke u kundërshtuar dhe nga opozita e shteteve anëtare të kësaj nisme. Në Maqedoninë e Veriut, ligjet e për këtë iniciative janë bllokuar në Komisionet Parlamentare nga partitë opozitare, VMRO DPMNE

Ballkani i Hapur

 





Nisma e Ballkanit të Hapur është duke u përballur me vështirësi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, pasi partitë opozitare, VMRO DPMNE, kanë bllokuar miratimin e disa ligjeve që kanë të bëjnë me këtë iniciativë. Opozita është duke i bllokuar këto ligje në Komisionet e Kuvendit të Maqedonisë, të cilat udhëhiqen nga ata.

Sipas kryetarit të VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski, nëse nuk raporton qeveria se çfarë është iniciativa e Ballkanit të Hapur dhe të sqarojë se çfarë kërkon Maqedonia e Veriut në një grup rajonal me Serbinë dhe Shqipërinë, këto projektligje nuk do të shkojnë për miratim në kuvend.

“Kur të marrim të dhëna se cili është qëllimi i iniciativës dhe çfarë sjell ajo për vendin tonë, atëherë mund të ulemi dhe të flasim më konkretisht për mbështetje apo mosmbështetje”, ka shtuar Mickoski.

“Kam dëgjuar në një sqarim se nisma se është për bashkëpunim të fqinjësisë së mirë, por shpesh shtroj pyetjen se si kufizohen dy nga këto tre vende që janë në Ballkanin e Hapur”, ka deklaruar Mickoski, duke aluduar në Shqipërinë dhe Serbinë, të cilat nuk kufizohen me njëra-tjetrën.

Partia e cila drejtohet nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka kërkuar nga partia opozitare VMRO DPMNE që të hapë rrugën dhe t’ua mundësojë ratifikimin e këtyre marrëveshjeve.

“Bëhet fjalë për marrëveshje me ratifikimin e të cilave qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë do të kenë mundësi të punojnë në cilindo nga tre vendet pa marrë leje pune, pa asnjë pengesë, pa aplikime dhe pritje, pa kosto administrative. Këto marrëveshje do të ofrojnë vende të reja pune, duke plotësuar mungesën e personelit në sektorin privat në secilin prej tre vendeve”, ka deklaruar Mile Taleski, deputet i LSDM-së.

Çfarë është Ballkani i Hapur?

Më 10 tetor të vitit 2019 në Novi Sad të Serbisë, ishte krijuar ideja e një MiniShengeni ballkanik, nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ndërkaq, tani njihet me emrin Ballkani i Hapur.

Nëpërmjet këtij projekti, synohet lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.  Por tri shtete nuk janë bërë pjesë e kësaj iniciative, siç janë Kosova, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi.

 





Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika