Krasniqi i drejtohet Qeverisë Kurti: Nuk jeni ju të bëni thirrje, por zgjidhje

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga Qeveria Kurti II që të bëjë zgjidhje e jo thirrje, pasi siç thotë Krasniqi ajo kontrollon çdo hallkë të institucioneve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

 





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci. Ai ka thënë se ajo nuk e meriton përgjigjen e tij, sepse nuk meriton të jetë ministre.

“Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, duhet të japë dorëheqje nëse ka moral, se 320 mijë nxënës janë që 29 ditë nëpër shtëpitë e tyre, dhe kjo del këtu dhe bën thirrje”.

“O nuk jeni ju të bëni thirrje po zgjidhje, thirrje bëjmë ne dhe ju përsëri nuk po dëgjoni, ne po u bëjmë thirrje dhe sindikatave, por as ata nuk po dëgjojnë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas të parit të PDK-së, ata (Lëvizja Vetëvendosje) nuk janë duke kuptuar se tani janë në pushtet dhe jo në opozitë, tani kanë marrë obligimin të bëjnë zgjidhje e jo thirrje.

“Jeni në pushtet e keni kontrollin e plotë të pushtetit, s’ka hallkë të institucioneve që nuk e kontrolloni dhe në fund del thotë se është mirë të bëhet thirrje. Zgjidhje duhet t’u ofrohet qytetarëve, të hapen shkollat se u kanë mbetur fëmijët në shtëpi që një muaj ditë”.

Ndërkohë, Krasniqi ka thënë se nuk mund të rregullohen kushtet e mësimdhënësve me projektligjin, sepse sipas tij ai projektligj deri sa t’i përfundojë procedurat për të hyrë në fuqi mund të jetë shtatori i vitit 2023.

 





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika