Ramiqi: Nuk e pranoj Kushtetutën e Kosovës, nuk korrespondon me mua

ish kryetar i LISBA-s, Fuad Ramiqi, ka thënë se nuk e pranon Kushtetutën e Kosovës, për shkak se ajo nuk i përshtatet parimeve që ai i beson

Fuad Ramiqi, Imam





ish kryetar i LISBA-s, Fuad Ramiqi, ka thënë se personalisht ai nuk e pranon Kushtetutën e Kosovës, për shkak se nuk i përshtatet parimeve të tij.

“Unë nuk e pranoj këtë kushtetutë sepse nuk korrespondon me mua”, ka thënë ai.

Tutje, Ramiqi, ka thënë se thirrja e kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, (BIK), për ndaljen e grevës ka qenë e drejtë.

“Nëse e shihni situatën në Kosovë, në këtë moment, me deklaratën e kreut të BIKUT, shumë mirë që ka bë thirrje sepse ka bërë thirrje për diçka të mirë, është njerëzore e humane. Ai e ka obligim moral që ta bëjë një thirrje të tillë, të gjithë kanë bërë thirrje edhe ne bëjmë këtu”, ka thënë ai.

Ramiqit, i është kundërpërgjigjur, analisti Dardan Gashi, i cili ka thënë se Kushtetuta e Kosovës, është laike sa i përket besimeve, dhe i jep të drejtë të gjitha feve njësoj.

Gashi ka thënë se nuk ka ndodhur asnjëherë në Kosovë, që partitë politike ta diskutojnë laicitetin e Kushtetutës së Kosovës.





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika