Berisha: Nuk duhet të lejohen martesat në mes të gjinisë së njejtë

Albert Berisha, ka thënë se është kundër martesave në mes të gjinisë së njëjtë

Alber Berisha





Albert Berisha, është shprehur se deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë bërë mirë që nuk e kanë votuar Kodin Civil, i cili sipas tij do të mundësonte martesën në mes të gjinisë së njëjtë.

Berisha ka thënë se një vendim i tillë, do ishte tejkalim i normave morale të shoqërisë. Ai theksoi nëse kjo lejohet, pastaj mund të ketë probleme të ndryshme siç janë, adoptimi i fëmijëve apo përcaktimi i gjinisë.

“Deputetët kanë bërë mirë, shteti nuk duhet të dalë përtej normave morale të shoqërisë, nuk them që kjo kategori nuk ka ekzistuar, por ka ekzistuar si pakicë e përjashtuar. Nuk duhet të lejohet martesa mes gjinisë së njëjtë”, ka thënë ajo.

Albert Berisha, i cili vite më parë është kthyer nga lufta e Sirisë, ka thënë që dritën e gjelbër për të shkuar atje e ka dhënë Ministria e Punëve të Jashtme, ministër i së cilës atë kohë ishte deputeti i tanishëm i PDK-së Enver Hoxhaj.

“Pjesa që kam qenë në Siri e jam kthy, e dinë i madh i vogël, nuk ofendona pse kam qenë e jam kthy, sepse qëllimet i kam pas të mira. Shteti na e ka dhënë dritën e gjelbër. Deklarata e MPJ-së, ka qenë për me ndihmu opozitën siriane shumë direkte… s’është e vetmja gafë e tij ai ka bërë gafa në vazhdimësi”, ka thënë ai.

Berisha, theksoi se pasojat e shkuarjes në Siri i ka bartur vetë personalisht.





Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika