Mbi 50 për qind mësimdhënës deklarohen pro pezullimit të grevës

SBAShK-u ka njoftuar se 54.88 për qind mësimdhënës janë deklaruar pro pezullimit të grevës, ndërsa 45.12 për qind u deklaruan kundër pezullimit të grevës. Ndërsa për vendimin lidhur me grevë, SBAShK-u ka thënë se do të merret kur këto shënime do t'i dorëzohen Këshillit Grevist të BSPK-së

Ilustrim





SBAShK-u ka thënë se gjatë kohës së grevës në arsim, Qeveria ka fyer e linçuar SBAShK-un, “por ari nuk përlyhet”.

“SBASHK edhe njëherë dëshmoi se vepron duke u bazuar në zërin e anëtarësisë, e jo, siç janë munduar të plasojnë shpifje disa individë a grupacione se vendosin individë të caktuar. Kështu u veprua edhe lidhur me grevën e filluar më 25 gusht”, thuhet në postimin e SBAShK-ut.

Tutje, njoftohet se Këshilli Grevist i SBASHK-ut i është drejtuar anëtarësisë, që nga çerdhet e deri në universitete që të deklarohen se si të veprohet tutje.

“Nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të SBASHK-ut, që është 25.118 nga ta 314 janë në pushime tê lindjes apo pushime pa pagesë. Në deklarim kanë marrë pjesë 21.516 ose 86.91%, ndërsa nuk kanë marrë pjesë në deklarim 3.288 ose 13.09%”.

Këshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut ka njoftuar se nga të deklaruarit pro pezullimit të përkohshëm të grevës janë deklaruar 11.809 ose 54.88% , ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%.

Mes tjerash, SBAShK-u njofton se vendimi lidhur me grevën do të merret kur këto shënime do t’i dorëzohen Këshillit Grevist të BSPK-së për t’i bashkëngjitur me rezultatet e deklarime të anëtarësisë së SPAK.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika