Ndeshja Prishtina – Trepça ’89 është shtyrë për një afat të pacaktuar

Ndeshja në mes Prishtinës dhe Trepça `89, e paraparë të luhej të dielën është shtyrë për një afat të pacaktuar

Foto ilustrim

Klubet e futbollit, Prishtina dhe Trepça ’89, kanë njoftuar se ndeshja e javës së nëntë në kuadër të Albi Superligës së Kosovës, është shtyrë.

Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri’ në Prishtinë të dielën e 2 tetorit.

Pra, ndeshja në mes këtyre dy skuadrave nuk do zhvillohet për shkak të gjendjes jo të mirë të fushës.

Ndërsa, se kur do të zhvillohet kjo ndeshje klubet nuk kanë caktuar akoma një datë, duke thënë se shtyrja e ndeshjes është për një afat të pacaktuar.

Po ashtu, në njoftimin nga FC Prishtina thuhet se ndeshja është shtyrë nga Komisioni i Garave.

“Se kur do të caktohet orari për t’u zhvilluar ky takim, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika