Pas një muaji grevë, të hënën filloi viti i ri shkollor në Kosovë

Pas pezullimit të grevës, të hënën e tre tetorit ka filluar mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në Kosovë. Në njoftimin e Ministrisë së Arsimit thuhet se janë shpërndarë të gjitha tekstet në komuna e shkolla, sipas kërkesave të Drejtorive Komunale të Arsimit

Ilustrim





Të hënën ka filluar mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar të Kosovës, pas pezullimit të grevës nga SBAShK-u.

Të dielën e 2 tetorit, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se të hënën do të fillojë procesi mësimor.

Në këtë njoftim thuhet se MAShTI i kishte bërë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor të fillonte më 1 shtator kur zyrtarisht duhej të fillonte mësimi, por kjo nuk u realizua për shkak të grevës së organizuar nga SBASHK-u.

“Të hënën, MAShTI do të formojë grupin punues për të rishikuar Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e vitit shkollor dhe në bazë të tij do të bëhen edhe riplanifikimet në shkolla.

Drejtoritë Komunale të Arsimit do të sigurohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Ministria e Arsimit fton për bashkëpunim dhe mobilizim të të gjithëve pa dallim për të plotësuar humbjet e shkaktuara gjatë grevës”, ka njoftuar Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Tutje, në njoftim thuhet se janë shpërndarë të gjitha tekstet në komuna e shkolla, sipas kërkesave të Drejtorive Komunale të Arsimit. Mes tjerash, njoftohet se teksti i Gjuhës shqipe, klasa e pestë, tekst i ri i hartuar këtë vit, do të dërgohet brenda kësaj jave në shkolla.

Nga ana tjetër, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, kishte thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta dijë se greva nuk po përmbyllet, por po pezullohet deri në janarin e vitit 2023.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga vetë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës(BSPK) të shtunën e 1 tetorit. Jasharaj ka thënë se shpreson që Qeveria t’i marrë këto si kohë, për të realizuar një dialog të mirëfilltë, ashtu që greva të mos përsëritet.

“Duke u bazuar në ligjin për grevat i cili autorizon BSPK-në, konstatoj se Këshilli Grevist i BSPK-së ka autorizimin të shpallë pezullimin e grevës së përgjithshme deri në vitin 2023. Uroj që Qeveria të marrë mësim të qartë dhe të mos e marrë si deklarim për fitore sepse nuk ka fituar askush”, ka thënë Jasharaj, gjersa ka deklaruar se vazhdimi i mëtejshëm i grevës dëmton rëndë procesin mësimor.





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika