Publikohen foto të rralla të “The Beatles” duke performuar në fillimet e tyre në Cavern Club të Liverpool-it

Janë publikuar disa fotografi të rralla të grupit muzikor “The Beatles”, gjersa ishin duke performuar në fillimet e karrierës së tyre në Cavern Club të Liverpool-it

Imazhet tregojnë George Harrison, Paul McCartney, John Lennon dhe një baterist origjinal pjesërisht në errësirë Pete Best. Foto BBC.





Imazhet janë realizuar në vitin 1961, një vit para se të publikohej kënga e tyre debutuese Love Me Do.

Fotot tregojnë Sir Paul McCartney dhe John Lennon duke kënduar, me George Harrison në kitarë dhe një baterist origjinal pjesërisht i errësuar në foto, Pete Best.

Historiani Mark Lewisohn i përshkroi ata si “djem të dobët e të paushqyer” pas turneut të tyre në Gjermani.

Grupi, i cili atëherë ishte i moshës 18 deri në 20 vjeç, ishte kthyer së fundmi nga performanca në Hamburg, ku ata kishin “kaluar 500 orë në skenë në 90 ditë”, tha ai.

“Kaq i ka dobësuar kjo maratonë, duket sikur kokat dhe trupat e tyre janë të huaj”.

“Një pamje e theksuar nga veshjet e pazakonta – pantallonat prej lëkure dhe bluzat e pambukut. Asnjë foto tjetër nuk i tregon ato të veshura në këtë mënyrë”.

Grupi shihet duke performuar para një audience në Cavern Club

Lewisohn, i cili ka shkruar një numër librash për grupin, tha se fotot tregonin Beatles duke luajtur për një audiencë gjatë drekës ose mbrëmjes në korrik 1961.

“Tre muaj nga këtu, John dhe Paul shkuan në Paris dhe u kthyen me atë që u bë e njohur si ‘The Beatel’s haircut’”.

“Ditë më vonë, Brian Epstein i pa Beatles dhe iu ofrua të bëhej menaxheri i tyre dhe i vendosi në një kurs që e ndryshoi botën tonë”.

Pete Best u hoq nga grupi në 1962 dhe u zëvendësua nga Ringo Starr.





Beatles fituan famë botërore pasi nënshkruan me menaxherin Brian Epstein në vitin 1962

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika