5 vite burgim ndaj ish-zyrtarëve të MI-së të akuzuar për korrupsion

Dënimi prej 5-vitesh burgim pritet të hyjë në fuqi 15 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Një dënim i tillë vie pas akuzës se Xhelil Bekteshi dhe Besim Tahiri kishin tejkaluar kompetencat e tyre

Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj dy ish-zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Xhelil Bekteshi dhe Besim Tahiri, të hënën.

Bekteshi dhe Tahiri ishin të akuzuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe tashmë, të dy janë dënuar me pesë vite burgim efektiv. Gjykatësja Fatime Dermaku ishte ajo e cila shpalli aktgjykimin.

Bazuar në aktgjykim, i akuzuari Bekteshi është dënuar me 2 vite burgim, ndërsa i akuzuari Tahiri u dënua me 3 vite burgim. Ky i fundit sipas Dermakut, kishte kontribuar më gjatë në kryerjen e veprës penale.

Krahas kësaj, bazuar në aktgjykim, që të dy të akuzuarve iu është shqiptuar edhe dënim plotësues i cili parasheh ndalimin e ushtrimit të funksionit në administratën publike, vendim ky në një kohëzgjatje prej dy vitesh dhe jo vetëm. Njëherit, të dy akuzuarit detyrohen që Ministrisë së Infrastrukturës t’ia kompensojnë dëmin në vlerë 29 mijë e 828 euro.

Më 6 gusht 2021, dy të akuzuarit ishin dënuar me nga 3 vite burgim për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Të njëjtëve iu ishte shqiptuar edhe dënimi plotësues si ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratë publike në kohëzgjatje prej dy vitesh, pas mbajtjes së dënimit me burg, transmeton BD.

Krahas kësaj, të dy ishin obliguar që të dëmtuarës, MI-së t’ia kompensojnë dëmin e shkaktuar në shumën prej 29 mijë e 828 euro e 3 centë.

Xhelil Bekteshi ngarkohej me shkeljen se në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, i njëjti kishte tejklaruar kompetencat zyrtare të tij dhe po të njëjtën, e kishte bërë edhe Besim Tahiri në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit në Divizionin e Prokurimit në këtë ministri.

Tahiri dhe Bekteshi nuk ishin të vetmit të akuzuar. Në mesin e tyre ishte edhe Naim Sallahu, por ky i fundit kishte bërë marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorinë. Ai ishte dënuar me 6 muaj burgim, por që ky dënim i ishte zëvendësuar në dënim me gjobë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika