PSD ironizon me videon e LVV-së: Kjo është qeveria Kurti dhe ndryshimi që i ka ardhur Kosovës

Pas publikimit të një videoje nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) përgjatë të cilës kjo e fundit kritikonte opozitën, është PSD-ja e cila një ditë më vonë publikoi një video përmes së cilës, thotë se ajo paraqet versionin e vërtet të video-së së publikuar të hënën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ndonëse Lëvizja Vetëvendosje publikoi një video përmes së cilës quante udhëheqësit e deritanishëm si “shkatërrues të shtetit”, Partia SocialDemokrate thotë se ka publikuar videon “e vërtetë të saj”.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook nga anëtari i saj Frashër Krasniqi, thuhet se pas 20 vitesh, Kosovës iu rikthyhen reduktimet e Kosovës nga qeveria e cila numëronte korrupsionet e 20 viteve të fundit në videon e publikuar të hënën.

“20 vite u mboll nepotizmi në Kosovë  e ne veç për dy vite qeverisje, arritëm me shkap shtetin e me kap për vete. Balldëzkën e vëllaut të kryeministrit Kurtit e quam në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, tezaken e presidentes Osmani në atë të pushtetit lokal, motrën e Sveçlës në Ministrin e Bujqësisë, motrën e Liburn Aliut te këshilli i Odës së Farmacistëve”, thuhet në video gjersa theksohet se numri i rasteve të tilla vazhdon por i njëjti zë hapsirë të konsiderueshme për t’u përmendur.

Gjersa përmenden institucione si RTK, Policia e Kosovës, KEK e të tjera, Krasniqi flet në vetën e LVV-së gjersa thotë se e njëjta, do e kap edhe Prokurorinë dhe Gjykatën.

Puna në ministrinë e Shëndetësisë nuk u lë anash në videon e PSD-së. Gjersa ka ironizuar me udhëtimet e Ministrit Latifi, rolin e ish-ministrit Arben Vitia e ka kosnideruar jo-serioz dhe si të atillë, të vendosur për të fituar fame ashtu që i njëjti të merrte postin e kryetarit të LVV-së për komunën e Prishtinës.

Mirëpo kjo nuk shënon fundin e video-së së PSD-së.

Gjersa thekson se për një vit e gjysmë Qeveria Kurti arriti atë që sipas tyre ishte bërë për 20 vite në Kosovë, greva në arsim dhe veprimet e Qeverisë kundrejt grevistëve dhe Gjykatës Speciale zunë vend në videon prej afro 5 minutash.

“Çmimet u dyfishuan por gjysmë e artikujve e asnjë mbështetje serioze nuk ua bëmë atyre që paten nevojë. Përkundrazi, u thamë punoni pa pare se ashtu keni bërë edhe para luftës. Vetëm një vit e gjysmë qeverisje na u desht për ti treguar vendin më në fund UÇK-së, me e forcu dhe mbështet Specialen…”, vazhdon tutje videoja në fjalë.

Kjo video e PSD-së vie një ditë pas video-së së publikuar nga ana e LVV-së të hënën.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), përmes një video në Facebook, kishte kritikuar opozitën, duke thënë se për 20 vjet rresht në Kosovë kanë qeverisur “shkatërruesit e shtetit”, të njëjtit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë.

Kjo video erdhi në ditën kur grevat janë pezulluar dhe mësimi ka filluar, dhe ditë në të cilën Qeveria e Kosovës nuk ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit.

Vetëvendosje akuzon opozitën, i quan “shkatërrues të shtetit”

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika