A do të rikthehet Ronaldo në Real Madrid?

Sipas raporteve në Spanjë, Real Madrid nuk e ka në plan ta rikthejë portugezin edhe pse ky i fundit, po kërkon një rrugë shpëtimi nga Manchester United këtë verë

Cristiano Ronaldo po kërkon largimin nga Manchester United

Teksa, Cristiano Ronaldo po kërkon largimin nga Manchester United, në anën tjetër madrilenët nuk kanë asnjë plan që ta rikthejnë 37-vjeçarin në mesin e tyre.

Që nga viti 2009 deri në vitin 2018, superylli ka qenë legjendë e Santiago Bernabeut, duke shënuar 450 gola në 438 ndeshje për klubin, ku me ndihmën e tij ata kanë arritur katër suksese në Ligën e Kampionëve.

Spekulimet se a do të kthehet portugezi në Madrid kanë qenë të mëdha, pasi së fundmi ai ka bërë një vizitë në kryeqytetin e Spanjës, e që nga aty spekulimet kanë qenë se ndoshta do të takohej me të parin e klubit të madrilenëve, Florentino Perez për të diskutuar rikthimin e tij në Real Madrid.

Por sipas, Marca, nuk ka asnjë mundësi që Ronaldo të rikthehet në Bernabeu pasi ai nuk është fare në planet e tyre.

Dëshira e portugezit për t’u larguar nga Manchester United, erdhi pas periudhës së dytë të tij në Old Trafford, ku edhe pse ka shënuar 24 gola prapë Manchester United ka dështuar që të garojë për ndonjë çmim.

Portugezi ka refuzuar një ofertë në vlerë prej 275 milionë eurosh nga një klub i  Arabisë Saudite, emri i së cilës nuk u bë publik, kjo ofertë do të ishte me vlerë për portugezin pasi ai do të paguhej 137.5 milionë euro në vit dhe do të merrte 10.5 milionë euro në muaj.

Ndër të tjera klubet kryesore evropiane, Chelsea, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain kanë refuzuar çdo mundësi për të nënshkruar me lojtarin portugez, Cristiano Ronaldo.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika