A do të takohen Kurti dhe Vuçiqi brenda këtij muaji?

Qeveria nuk ka treguar nëse këtë muaj, Kryeministri Albin Kurti do të takohet me Presidentin serb Aleksander Vuçiq, teksa nga BE-ja nuk kanë mohuar as konfirmuar një gjë të tillë. Megjithëkëtë, duket se Kurti dhe Vuçiqi do të takohen në një tjetër organizim që është ai i Procesi i Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Se ka një dakordim gojor që Serbia e Kosova të takohen në Bruksel këtë muaj, dy ditë më parë e tha vet zv.kryeministri që është edhe kryenegociator Besnik Bislimi.

“Zoti Lajqak është duke pa mundësinë në çfarë datash mund të ftojë këtë muaj, por nuk e dimë ende. Ky është dakordim gojor, mirëpo ka vullnet nga pala jonë të shkohet në Bruksel në baza mujore por ne nuk i thërrasim takimet”, ka thënë Bislimi.

Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Por për këtë, e as tema të tjera nuk pati vullnet të flasë vetë kryeministri të premten, edhe pas insistimit të gazetarëve.

Por, pavarësisht këtij deklarimi të kryeministrit, kohë për tu përgjigjur duket se nuk patën as stafi i tij nga zyra për media.

Zyra e Kryeministrit nuk i ka kthyer përgjigje televizionit lidhur me atë se a do të ketë një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuciq, në tetor apo brenda këtij viti. Ata gjithashtu nuk janë përgjigjur nëse do të takohen delegacionet në këtë periudhë kohore.

Por në këtë mes dikush pati një përgjigje. Nga zyra e BE-së nuk e kanë mohuar por as konfirmuar një takim të tillë.

“Si gjithmonë, ne shpallim çdo takim të ardhshëm të dialogut nëse dhe kur është e përshtatshme”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Peter Stano, zëdhënës i BE-së

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula thotë se pavarësisht a do të ketë ose jo takim në kuadër të dialogut,  kryeministri Kurti dhe presidenti serb në fillim të nëntorit patjetër do të jenë bashkë në një takim.

“Një takim i mundshëm, dhe i pashmangshëm gjithsesi do të jetë në javën e parë të nëntorit, atëherë kur do të mbahet takimi i radhës i Procesit të Berlinit. Prandaj një takim i tillë gjithsesi që do të ketë ballafaqim të drejtuesve të të dy vendeve.  Por se a do të ketë një takim tek a tek para fillimit të nëntorit, mbetet për tu konfirmuar nga Brukseli Zyrtar”, ka thënë Pula.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula

Takimi i fundit në nivel të lartë në Bruksel është mbajtur më 18 gusht të këtij viti.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika