A është shtuar presioni ndërkombëtar për formimin e institucioneve?

Faktori ndërkombëtar ka filluar të rris presionin dhe të përmend më shumë formimin e institucioneve të Kosovës. Kështu vlerësojnë njohësit e politikës vendore, që janë të sigurt që presioni do të rritet brenda afatit kushtetues 30 ditë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në dështimin e 52-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, të dëshpëruar dolën ambasadorë të shteteve të ndryshme.

“Ne erdhëm me shpresë të madhe këtu dhe fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi sërish”, ka thënë shefi i zurç sç BE-së në Kosovës, Aivo Orav.

“Klasa politike po e zhgënjen popullin e vet dhe është shumë shqetësuese”, ka thënë ambasadori gjerman, Jorn Rohde.

Kështu, pas vendimit të masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, partitë politike nuk patën të drejtë të marrin asnjë vendim ose tentim për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

E pak para 8 gushtit, përfaqësues të Bashkimit Evropian erdhën në Kosovë.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, në takimin me Kurtin nuk tha që ka kërkuar formimin e institucioneve, por kriza politike këtu mund të vonojë në zbatimin e marrëveshjeve.

Por, më konkretja në këtë drejtim ishte një ditë më parë edhe e Ngarkuara me Punë në ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, që në takimin e një dite më parë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, theksoi nevojën urgjente që udhëheqësit politikë të Kosovës të marrin përgjegjësi dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur bllokadën institucionale që po vazhdon.

E njëjta takoi edhe presidenten Osmani këtë të premte, ku ndër të tjera tha që u bisedua edhe për çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe pritshmëritë për hapat e mëtejmë.

Por, këto lëvizje të partnerëve ndërkombëtarë, a mund të cilësohen si presion ndaj partive politike në Kosovë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë?

“Do të shtohet presioni, që subjektet politike të pranojnë që të zbatohet cilido që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sepse qëllimi i tyre është të ruhen parametrat kushtetues të Kosovës, edhe çështjet tjera do t’i gjuajnë këtu, preokupimi, për shkak të klimës politike që është krijuar kohët e fundit me krijimin e alibisë publike se pse nuk duhet të respektohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, ku po shtohet terreni për një krizë të paparë”, ka thënë analisti Afrim Kasolli.

“Moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese do të kishte nxitjen e një reagimi të fuqishëm të bashkësisë ndërkombëtare, kur të kihet parasysh rendi kushtetues, sepse mosrespektimi i Gjykatës Kushtetuese nënkupton mosrespektimin e themeleve të shtetit të Kosovës”, ka thënë profesori universitar, Gëzim Qerimi.

Gjykata Kushtetuese këtë të premte dha edhe një afat 30-ditësh për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika