A i ka votat apo jo? Kurti hesht, Kuvendi pret konstituimin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar të japë një përgjigje të qartë lidhur me sigurimin e votave për miratimin e raportit për verifikimin e mandatit të deputetëve dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, në vazhdimin e seancës konstituive që pritet të mbahet nesër.

I pyetur nga gazetarët gjatë një aktiviteti publik, Kurti u shpreh shkurtimisht: “Ajo është nesër a po?”

Deklarata e tij u bë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku ai mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.

Me këtë rast, Kurti u bashkua në një aksion simbolik për dhurim gjaku dhe vendosi lule pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti, duke nderuar kujtimin e dëshmorëve të kombit.

Dy herë dështoi

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për dy herë, duke penguar formimin e institucioneve. Pas “dorëheqjes” të Qeverisë nga Albin Kurti dhe kabineti qeveritar më 23 mars, kontestimet nga opozita kanë çuar në bllokimin e verifikimit të mandateve të deputetëve.

Akuza, interpretime dhe bllokadë

PDK, LDK dhe AAK refuzuan dorëheqjen në formën që ishte dhënë dhe votuan kundër procesit, duke e pamundësuar konstituimin e Kuvendit më 15 prill. Edhe tentativa e dytë më 17 prill për vazhdimin e seancës konstituive nuk dha rezultat dhe seanca u shty për më 19 prill.

Ky ngërç ka krijuar tensione, me LVV-në që akuzon opozitën për bllokim, ndërsa opozita pretendon se LVV po e përdor këtë situatë për pazare politike.

Formimi i Qeverisë është bllokuar deri në përfundimin e konstituimit të Kuvendit.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika