AAK kërkon ndryshimin e ligjit për pensionistët e viteve të 90-ta

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, e ka kritikuar LVV-në për ndërrim të qëndrimeve pas ardhjes në pushtet. Ai ka kërkuar nga qeveria që ta ndërrojë nenin e skemave pensionale, i cili sipas tij është diskriminues

Shemsedin Dreshaj-AAK





Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka kërkuar përsëri nga Qeveria e Kosovës që ta ndërrojë nenin e skemave pensionale, i cili sipas tij është diskriminues.

Ai e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje, e cila sipas tij i ka ndërruar qëndrimet pas ardhjes në pushtet për Ligjin për skema pensionale.

Dreshaj ka kërkuar që të ndryshohet kriteri i cili kërkon nga punëtorët stazh 15-vjeçar të punës para një janarit 1999 për ta përfituar pensionin.

“Ky debat solli në pah se qëndrimet e partisë në pushtet ndërrojnë sipas agjendave dhe jo sipas programit. Kur LVV ishte në opozitë, e kishte mbështetur këtë ligj në mënyrë të plotë, ndërsa sot nga debati i organizuar shihej qartë se mungon vullneti politik që kjo çështje të shkojë përpara që të zgjidhet ky problem. Ky është diskriminim i jashtëligjshëm, i dhunshëm, me ç’rast këta njerëz nuk shkojnë në pensionim meritor me kontribute të veta që i kanë dhënë për aq vjet sa kanë punuar”, ka thënë ai.

Deputeti i AAK-së ka theksuar se ky kriter duhet të largohet, për shkak se gjenerata e cila është në radhë për t’u pensionuar nuk e plotëson këtë kërkesë, dhe sipas tij nuk mund të përfitojnë nga e drejta për pension më të dinjitetshëm.





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika