Abazi për kërcënimet e Vuçiqit: Mund të jetë paralajmërim që në veri nuk do të paguhet rryma

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se gjuha e Vuçiqit është paralajmërim që serbët në veri të Kosovës, mund të mos e paguajnë rrymën, edhe pse për këtë çështje është arritur një marrëveshje në Bruksel

Haki Abazi, deputet i LVV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i ftuar në emisionin “Debat Plus” në Rtv Dukagjini, ka folur për kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si reagim ndaj paralajmërimit për reciprocitet për letërnjoftime nga Qeveria e Kosovës. Sipas Abazit, gjuha e Vuçiqit është paralajmërim që serbët në veri të Kosovës, mund të mos e paguajnë rrymën, edhe pse për këtë çështje është arritur një marrëveshje në Bruksel.

“Është paralajmërim që serbët nuk do ta paguajnë rrymën, duhet të ketë nevojë për zbatim të ligjit, kur vjen puna ta paguajnë rrymën, se ka 20 vjet që nuk paguajnë, është lidhur marrëveshja, kur qytetarët nuk binden, është mekanizmi zbatues. Do të ketë detyrim për t’u zbatuar marrëveshja, këto janë lojëra të Vuciqit, që mund të përdoren si trysni për dialog”, ka thënë ai.

Sipas Abazit, reciprociteti është forma e vetme që Serbia të lëvizë në drejtim të duhur. Kurse për gjuhën kërcënuese të presidentit serb, ka thënë se është imitim i presidentit rus, Vladimir Putin.

“Gjuha e njëjtë që ka përdorur Putin për kinse mbrojtjen e rusëve dhe denaczfikimin e Ukrainës, dhe kjo është arsyeja që duhet të sulmohet, është gjuha e njëjtë që po e përdor Vuçiq. Këtë nuk e bën për ta fshehur ndonjë tentim që kryemëvete të nisë një luftë, por ta largojë presionin që është në publik, për t’i vendosur sanksione Rusisë, dhe thotë që kemi probleme me Kosovën”, ka thënë Abazi.

Abazi ka thënë se vendimi për reciprocitet nuk është strategji e Kosovës, por është një hap që duhej marrë për shkak të rrethanave të krijuara nga shteti serb.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika