Abazi për situatën në veri: Kosova t’i kthehet tavolinës së bisedimeve dhe të koordinohet me aleatët

Deputeti i VV-së, Haki Abazi ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë pas situatës së krijuar me largimin e serbëve nga institucionet

Haki Abazi, Kryetar i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme





Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Haki Abazi, njëherësh kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, në vazhdën e konferencave të rregullta për media, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të jetë në koordinim me aleatët ndërkombëtarë pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës.

“Situatat e krijuara në Veri, pas urdhrit të dhënë nga Beogradi për tërheqjen e serbëve të Kosovës nga institucionet në Veri të vendit, ka shkaktuar vakum institucional. Po i afrohemi 21 nëntorit dhe të gjithë janë të alarmuar, e sidomos partnerët tanë ndërkombëtarë, për mundësinë e përshkallëzimit të situatës atje. Është i mirënjohur fakti që Serbia është e paparashikueshme për atë se çfarë mund të bëjë, duke përdorur qoftë edhe jetët e qytetarëve serbë në veri”, ka thënë Abazi.

Sipas tij, strategjia dalëse nga kjo situatë është që Kosova të jetë në tryezë të bisedimeve për progres dhe plani i përgjithshëm përtej dialogut për të parandaluar çdo përshkallëzim të situatës për të qenë në koordinim me shtetet partnere.

“Andaj, strategjia dalëse nga kjo situatë për t’ia hequr Serbisë çfarëdo justifikimi për të përdorur strukturat kriminale në veri, duhet të na kthejë në tavolinën e bisedimeve me shtetet partnere për të akorduar qëndrimet dhe planin e përgjithshëm përtej dialogut, për të parandaluar çfarëdo përshkallëzimi të situatës sipas planit të Serbisë, por edhe për t’u fokusuar në çështjet strategjike të përmbylljes së marrëveshjes finale për normalizim dhe njohje”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për strategjinë për energjinë, dhe orientimin në burimet e ripërtërishme, duke thënë që është momenti i fundit që Kosova të angazhohet në këtë drejtim.

“Rrjedhimisht, me urgjencë do të duhej të plotësohet korniza ligjore për vendosjen e teknologjive të energjisë së rinovueshme, për kalimin e kodit të ndërtimit dhe përcaktimin e specifikave teknike të realizimit të efiçiencës maksimale të përdorimit të energjisë, eliminimit të të gjitha barrierave dhe burokracisë ndërmjet investitorit dhe shfrytëzuesit”, ka theksuar ai.





Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika