Abazi: Serbia u kthye si faktor dominant në Ballkan, ndoshta sepse nuk ndoqi e vrau njerëzit e vet, edhe kur ata ishin kriminelë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se drejtësia është “hallka më e munguar” në shoqërinë tonë

Haki Abazi, deputeti i LVV-së i ftuar në emisionin Debat Plus

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se drejtësia është “hallka më e munguar” në shoqërinë tonë.

“Testi i drejtësisë për shoqërinë tonë shqiptare është shumë i madh dhe shumë i vështirë dhe i komplikuar, por pa e kaluar testin e drejtësisë e ardhmja jonë do të jetë peng i interesave të ngushta dhe do të frymojmë si një shtet provincial. Drejtësia është hallka më e munguar në shoqërinë tonë!”, ka shkruar Abazi.

Deputeti nga radhët e LVV-së ka shtuar se Serbia ka filluar pesë luftra në Ballkan, ka vrarë mbi 250 mijë njerëz, ka bërë gjenocid dhe ka dhunuar e djegur “pamëshireshëm, por arriti sot të rikthehet si faktor dominant në Ballkan”.

“Ndoshta sepse nuk ndoqi e vrau njerëzit e vet, edhe kur ata ishin kriminelë, ndoshta sepse ata nuk hargjuan kohën në urrejtje ideologjike apo nuk punësuan këshilltarë analfabetë apo ndoshta ata e duan dhe e respektojnë shtetin jo për egon dhe xhepin e tyre!”, ka theksuar Haki Abazi.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika