Abdixhiku: Bashkëpunimi me VV-në i pamundur, propozojmë qeveri tranzicionale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpallur propozimin e partisë së tij për një qeveri tranzicionale dhe unifikuese deri në zgjedhjen e presidentit të ri, duke ftuar të gjitha partitë parlamentare shqiptare të bashkohen në një proces të ri politik

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas letrës që i dërgoi kryeministri Albin Kurti me ftesën për koalicion qeverisës.

“E kam vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje,” u shpreh Abdixhiku para mediave.

Ai ka theksuar se për të dalë nga bllokada aktuale politike, LDK-ja propozon nisjen e një procesi të ri politik, fillimisht me takime konstative mes të gjitha partive shqiptare në vend.

“LDK-ja duke parë stagnimin 4-vjeçar, e kam fjalën për aleancat e rrezikuara, rrezikimin e sigurisë nacionale… E kam vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje. Por sot vendi është në krizë të thellë institucionale. Dhe zgjidhjen nga kjo bllokadë LDK-ja e konsideron të domosdoshme. Propozojmë nisjen e një procesi të ri politik, fillimisht konstativ me të gjitha partitë politike shqiptare. Në përputhshmëri me këtë LDK-ja propozon nisjen e këtij procesi me të gjitha partitë për nisjen e një qeverie nacionale te tranzicionit”, ka deklaruar ai.

Ai ka potencuar se nuk sheh arsye për t’u takuar me Kurtin, pasi që, sipas tij, qëndrimi i LDK-së tashmë i është përcjellë përmes një letre.

Por, kreu i LDK-së ka thënë se është i gatshëm për takime me liderë partiakë në momentin e parë që ata duan.

“Le të nisim një proces që nis zhbllokimin e procesit brenda një afati të shkurtër. Duhet një kryeministër unifikues, me një kabinet ministrash unifikues”, ka thënë Abdixhiku.

Ai i ka ftuar të gjitha partitë që të jenë bashkë për të ofruar zgjidhje.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika