Abdixhiku: Kurti të kërkojë falje për deklaratën për Ivanoviqin

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është i dyshuar për përfshirje në një aferë korruptive në Slloveni.

Ndër të tjera, ai ka thënë se duhet të ketë kërkim falje për deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me politikanin serb, Oliver Ivanoviq, në përvjetorin e pestë të vdekjes së tij.

“Sot, në këtë kuvend, i kam dy kërkesa. Shkarkim të parin dhe mbajtje të përgjegjësisë për secilin të ndërlidhur me të. Kërkim falje për lartësimin e një krimineli të luftës nga kryeministri i Kosovës. Kosova meriton më mirë, Kosova mundet më shumë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai i ka bërë një pyetje qytetarëve, “A është ky ndryshimi që kemi pasur nevojë të gjithë, që të amnistohen të korruptuarit dhe të rehabilitohen kriminelët e luftës për më shumë pushtet”?

Ndryshe, më 16 janar, kryeministri Kurti kërkoi zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit, duke thënë se të gjithë ata që kryejnë një krim në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë “më vjen keq që autorët dhe ata që e kanë porositur këtë krim ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë”.

“Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre, me të cilët, nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, kishte deklaruar Kurti përmes një videoje.

Edhe pse Ivanoviq kishte qenë i dënuar për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë, Kurti ka dhënë lëvdata për të.

Ky fjalim i tij ka ngjallur diskutime të shumta, sidomos nga opozita.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika