Abdixhiku: Marrëveshja Kurti – Vuçiq e rrezikshme dhe lëshim i madh

“'Pa paragjykim ndaj statusit' - kështu nisë marrëveshja e Kurtit me Vuçiç. Ky formulim, në preambulë, neutral ndaj statusit, është lëshimi më i madh i bërë ndonjëherë në procesin e dialogut. Është barazim i refuzimit serb ndaj pavarësisë me vet aktin e shpalljes së pavarësisë. Madje edhe marrëveshja e fusnotës kishte referencë interpretimin e GJND-së ndaj pavarësisë sonë. Ky është një gabim historik. Ne pritëm një marrëveshje për njohje, ky na solli një që i vë dykuptimësi statusit politik të vendit tonë”, ka thënë kryetari Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar dakordimin e arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt, duke e cilësuar si lëshimin më të madh dhe gabim historik në procesin e dialogut.

Sipas tij, është lëshimi më i madh i bërë ndonjëherë në procesin e dialogut.

“’Pa paragjykim ndaj statusit’ – kështu nisë marrëveshja e Kurtit me Vuçiç. Ky formulim, në preambulë, neutral ndaj statusit, është lëshimi më i madh i bërë ndonjëherë në procesin e dialogut. Është barazim i refuzimit serb ndaj pavarësisë me vet aktin e shpalljes së pavarësisë. Madje edhe marrëveshja e fusnotës kishte referencë interpretimin e GJND-së ndaj pavarësisë sonë. Ky është një gabim historik. Ne pritëm një marrëveshje për njohje, ky na solli një që i vë dykuptimësi statusit politik të vendit tonë”, ka thënë kryetari Abdixhiku.

Ai po ashtu tha se kryeministri nuk ka folur asnjëherë për kapërcimin e trashëgimisë mbi të kaluarën. Ka folur gjithnjë për ballafaqimin e Serbisë me të kaluarën, por tashmë në këtë dokument ai pajtohet të tejkalojë trashëgiminë e së kaluarës.

“Dhe jo vetëm kaq. Me lehtësi të jashtëzakonshme ai u pajtua të tejkalojë trashëgiminë e së shkuarës me Serbinë. Nuk tejkalohet asnjë trashëgimi pa ballafaqim. Nuk kapërcehet trashëgimia e Serbisë në raport me Kosovën me dy rreshta në një marrëveshje”, ka thënë ndër të tjerash Abdixhiku.

Ai e ka vlerësuar marrëveshjen të rrezikshme për Kosovën.

“Në marrëveshjen me neutralitet ndaj statusit e me tejkalim të së kaluarës si vlerë, kryeministri i Kosovës i ka hapur dy dyer të rrezikshme për vendin. E para ka të bëjë me një organizim vetmenaxhues që është më shumë se Asociacion. E dyta ndërsa me Statusin Politik të Kishës Ortodokse Serbe. Shihni problemet në vendet fqinje për të kuptuar përmasën e këtij lëshimi”, ka thënë Abdixhiku thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika