Abdixhiku: Ndalja e grevës është urgjencë kombëtare, fajtor është Kurti

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se nuk po i ndërmerr hapat e duhur për ta ndalur grevën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për grevat e gjithmbarshme të sindikatave dhe sidomos për grevën në arsim.

Abdixhiku ka thënë se gjetja e zgjidhjes dhe ndalja e grevës është urgjencë kombëtare.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të gjejë zgjidhje përmes dialogut dhe t’i rrisë pagat për mësimdhënësit.

“Duhet të kesh një hall të madh që ta ushqesh këtë krizë e këtë polarizim, duhet të jesh i shkëputur nga realiteti social në vend për të gjetur fajtor nga Serbia e deri tek opozita për një problem që megjithatë bërtet për zgjidhje. Për LDK, përgjegjësi i vetëm për këtë krizë ka adresë në qeveri, ai është kryeministri i vendit. I takon atij të dialogojë e të flasë e të dëgjojë edhe me ata që nuk pajtohet dhe sidomos të gjejë zgjidhje”, ka thënë Abdixhiku.

“Të kesh familje kosovare gjithandej që nuk organizojnë dot përditshmërinë e tyre, sepse nuk kanë ku t’i lënë fëmijët sot, është emergjencë kombëtare, emergjencë që duhet të ngritë alarme dhe të sjellë vendimmarrje. Kjo emergjencë kërkon para së gjithash dialog, dhe nga dialogu kompromis, janë njerëzit tonë, familjet tona, mësimdhënësit dhe nxënësit tanë”, ka vijuar ai.

Abdixhiku e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, se në vend se të gjejë zgjidhje përmes dialogut me sindikalistët, ai dhe partia e tij po i linçojnë ata.

I pari i LDK-së ka thënë se kryeministri i Kosovës, po “krijon” armiq të padukshëm dhe se ata po i gjen në komuna, media e në opozitë.

Sot nuk ka gjë më të rëndësishme se të flasësh me ta e për ta e ta gjesh një zgjidhje. Kryeministri ka zgjedhur një rrugë tjetër, ai ka zgjedhur polarizimin, fillimisht duke komunikuar në distancë me ta, e më pas duke lëshuar fletërrufe nga ideologët partiakë që përfaqësuesit sindikalë, me të cilët bashkëpunonte sa ishte në opozitë, i portretizon merreni me mend si shërbëtorë të Serbisë, mësimdhënës në masë e pa dallim si analfabetë, e kundërshtarët politikë në opozitë, në komuna e media si kundërshtarë të mediave si organizatorë të grevave për rrëzimin e qeverisë”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka folur edhe për krizën energjetike, duke e kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk po e menaxhon atë si duhet. Sipas tij, kriza do të thellohet edhe më tej në stinën e dimrit, dhe Kosova nuk po i bën përgatitjet e duhura për t’u përballur me atë krizë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika