Abdixhiku në Gjenevë: Sot, Kosova është peng i popullizmit

Përgjatë fjalës së tij në Gjenevë, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka cilësuar Kosovën si një peng të pushtetit me ç'rast është zotuar para mërgatës për prioritetet e tij

Abdixhiku në Gjenevë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar takime me struktura e veprimtarë të LDK-së dhe bashkatdhetarë të shumtë në Gjenevë.

Përgjatë fjalës së tij hyrëse Abdixhku ka thënë që takimi i tyre ishte shenjë e një lidhjeje e besëlidhjeje që i mbijeton kohës, gjersa ka përmendur se kjo është vizita e tij e dytë në një kohë kaq të shkurtër.

“LDK dhe mërgata shqiptare janë një familje, janë një shtëpi. Ne as nuk jemi mysafirë në shtëpinë tonë gjeografike, e ju as nuk jeni mysafirë në shtëpinë tuaj politike. Kurdo që shihemi e takohemi sërish, pavarësisht sfidave nëpër të cilat kemi kaluar të dy, ne mbesim një shtëpi”, nënvizoi kryetari Abdixhiku, thuhet në njoftim.

Pasi vlerësoi maksimalisht rolin e mërgatës në të gjitha etapat që ka kaluar Kosova,  Abdixhiku ka përmendur progresin e arritur për 32 vjet, mirëpo ai ka theksuar se u mbetet akoma punë për të bërë.

“Lirinë, pavarësinë, demokracinë e vendit tonë duhet ta ankorojmë në Evropë. Të rinjve e të rejave tona, familjeve në Kosovë, duhet t’u japim një shtet euro-atlantik. Siç e kemi menduar në ditën e parë 32 vite më parë, siç po e kërkojmë sot, siç do ta bëjmë nesër ne”, theksoi kryetari Abdixhiku, dhe shtoi se ashtu siç LDK dhe mërgata i kanë bërë bashkë lëvizjet e mëdha gjeopolitike në Kosovë, bashkërisht edhe do të ankorojnë Republikën e Kosovës, projektin e Ibrahim Rugovës, në BE e në NATO.

Kryetari Abdixhiku ka thënë se Kosova sot është peng i popullizmit, sipas tij,  peng i politikanëve që për një kohë të gjatë kanë qenë në rol të madh mashtrimi, të cilët kanë ndërtuar kauza fiktive dje, ndaj nuk mund të japin zgjidhje historike sot.

“Popullizmi nuk sjell çmime të përballueshme, nuk sjell vende të punës, nuk sjell cilësi në shërbime, nuk sjell as arsim, as shëndetësi e as mirëqenie të qëndrueshme”, ka thënë Abdixhiku.

Në mes të tjerash, Abdixhiku ka thënë se “Sot kam ardhur në mërgatë, jo vetëm për të kërkuar mbështetjen tuaj, por për t’ju thënë që është koha që Kosova t’i japë mërgatës kontribute prapa. Që të zotohem para jush, se mbajtja e mësimit plotësues shqip, hapja e qendrave kulturore në mërgatë e kthimi i remitencave të bollshme në investime të mëdha – është prioritet i imi e bashkëpunëtorëve të mi. Nuk duam të ju shohim si burim i pashtershëm financimi e votimi, por si pasuri e jona kombëtare që meriton vëmendje institucionale”.

 

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika