Abdixhiku: Në të gjitha etapat historike, mërgata jonë ishte kontribuese thelbësore e zhvillimeve në Kosovë

Abdixhiku ka mbajtur takim me diasporën, ku e ka vlerësuar punën e bashkëatdhetarëve për atdhe gjatë të gjitha etapave

Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së

“Në të gjitha etapat historike, mërgata jonë ishte kontribuese thelbësore e zhvillimeve në Kosovë”, ka thënë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK,) Lumir Abdixhiku, gjatë një takimi me bashkatdhetarët.

Në këtë takimi nuk ishte vetëm i pari LDK-së, por dhe deputetë, anëtarë të Kryesisë, kryetarë komunash e struktura të tjera partiake, të cilët pritën për bashkëbisedim mërgimtarët.

Gjithashtu, i pari i LDK-së u ka uruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve.

“Më lejoni t’ju uroj mirëseardhje në shtëpinë tuaj politike, në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe organizimin e sotëm, të parë, por jo të vetëm, të takimeve verore në selinë e LDK-së me mërgatën tonë e bashkatdhetarët tanë”, ka thënë Abdixhiku.

Tutje, ai ka shtuar se duhet të organizohemi sa më mirë që Lidhja për të Ardhmen të jetë shtyllë përmbajtjësore.

“Dhe ne sot kemi nevojë të takohemi, bashkëbisedojmë e organizohemi sa më mirë e sa më fort, që në ‘Lidhjen tonë për të Ardhmen’, ta kemi si shtyllë përmbajtjesore domosdo dhe “Lidhjen për Mërgatën”, pasurinë më të madhe shqiptare”, ka sqaruar ai.

Ndërkohë, ai ka shtuar se për tri dekadat e shkuara i dhuruan atdheut momentet më të lavdishme historike, po ashtu shprehet jashtëzakonisht mirënjohës ndaj mërgatës.

“Përgjatë tri dekadave të shkuara, ne dhe ju bashkatdhetarë, i dhamë atdheut momentet më të lavdishme historike”, ka thënë ai.

Tutje, ai i ka përmendur kontributin e mërgatës se çfarë kanë bërë për atdheun.

“Përpjekja kolektive për liri, pavarësi e demokraci, e deri te rezistenca paqësore dhe e armatosur që kulmoj me vetë lirinë, nga shpallja e pavarësisë së Republikës sonë, e deri te ndërkombëtarizimi i shtetësisë Kosovës”.

”Ju shkrit të gjithë pasurinë, dhatë gjithë kapacitetin intelektual e profesional, siç dhe dhatë bijtë e bijat më të mira tuaja në thirrjet e orëve të rënda të vendit tonë. Edhe sot, 23 vite pas lirisë, e 14 vjet pas pavarësisë, mërgimtarët tanë vazhdojnë t’i japin Kosovës të gjithë përkushtimin e nevojshëm. Prezenca e juaj dhe familjeve tuaja në Kosovë, është dëshmi e qartë e këtij përkushtimi”, ka thënë ai.

Në fund, kryetari i LDK-së ngreu një dolli për gjithë bashkatdhetarët, transmeton, KP.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika