Abdixhiku publikon sondazhin e LDK-së për pesë komuna

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka treguar se LDK-ja prej dy muajsh ka porositur një seri sondazhesh, sipas tij, më të mëdhaja në historinë e anketimeve në Kosovë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me sondazhet në kuadër të OMNIBUS-it për matjen e opinionit publik.

Abdixhiku ka thënë se prej dy muajsh, LDK-ja ka porositur një seri sondazhesh, dhe se deri më tani kanë përfunduar mbi 17 mijë anketa vetëm në regjionin qendër.

“Në pyetjen se, nëse zgjedhjet nacionale mbahen këtë të diel, për cilën parti do të votonit, rezultatet për LDK, të marra deri më tani vetëm për 5 qytete në regjionin qendër janë: Prishtinë 35%, Lipjan 42%, Podujevë 35%, Obiliq 36%, Fushë Kosovë 34%”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka thënë tutje se këto anketa po bëhen në gjithë Kosovën dhe se do t’i publikojnë vetëm për LDK-në, sepse, sipas tij, duan të ruajnë korrektësinë ndaj palëve të tjera.

“Këto matje u janë prezantuar tashmë stukturave udhëheqëse të partisë, në takime të brendshme. Nuk kemi dashur t’i bëjmë publike meqë i kemi konsideruar si mjete të orientimit tonë. Të dhënat si këto, mbresëlënëse, ndonëse vetëm për një regjion, ishin shenjë e qartë e rrugëtimit tonë”, ka shtuar kreu i LDK-së.

Ai është shprehur se lajmi lidhur me këtë situatë ka marrë jehonë, duke theksuar se në këtë arritje jehone, ka aktivizuar propagandën.

“Propaganda u shpërfaq sonte.  Me 800 përgjigje. Jo 17 mijë. Siç edhe e kishim pritur tashmë. Ajo mbetet vetëm shenjë paniku e frike. Dhe në këtë panikë e frikë s’dua të flas as për kredibilitetin e kompanisë që në zgjedhjet e fundit lokale, një natë para votimeve, na kishte vendosur në vend të tretë në Prishtinë; as për mediumin që vazhdon të besojë se vetëprofecia e sondazheve do të funksionojë sërish. E kotë.  Ndryshimi i vërtetë po vjen. Me të dhe fundi i propagandës”.

Lidhur me këto sondazhe, më herët, nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë reaguar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, dhe deputeti nga radhët e kësaj partie, Besian Mustafa.

Lexo dhe: LDK-ja reagon për sondazhet: Tentim-mashtrim i dështakëve, mostra të manipuluara e shifra të fabrikuara

Përmes një postimi, Halimi ka thënë se kur rezultatet nuk ekzistojnë, pushteti aktivizon “propagandën”.

Ndërsa, deputeti nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa, lidhur me këtë çështje ka thënë se nuk mbulohet “dështimet me sondazhe të rreme”.

Për t’u informuar më shumë rreth rezultateve të sondazheve të realizuara nga UBO Consulting, lexoni lajmet më poshtë:

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika