Abdixhiku të dielën udhëton për në ShBA, do të takohet me senatorë e kongresmenë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të dielën do të udhëtoj për në Shtet e Bashkuara të Amerikës. Ai do të jetë për një vizitë një javore ku do të takohet me zyrtarë të shtetit amerikan, senatorë e kongresmenë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të dielën e 13 nëntorit do të udhëtoj për në Shtet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas zëdhënëses së LDK-së, Sibel Halimi, ai në ShBA do të jetë për një vizitë një javore ku do të takohet me zyrtarë të shtetit amerikan, senatore e kongresmmenë.

“Mund të ju konfirmoj se Kryetari Abdixhiku udhëton këtë të diel për në ShBA, për një vizitë një-javore, me ç’rast ai do të zhvillojë takime të shumta me zyrtarë institucionalë të shtetit amerikan, senatorë, kongresmenë e shumë personalitete të tjera”, ka thënë Halimi për portalin Dukagjini.

Të tjerëve “u shtyhet” vizita në SHBA, Krasniqi javën e ardhshme niset drejt Amerikës

Gjithashtu edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se gjatë javës së ardhshme do të jetë në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka bërë të ditur Krasniqi për Portalin Dukagjini, duke mos dhënë më tepër detaje.

Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka konfirmuar që vizita e saj e paraparë për dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shtyrë pas një takimi me zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Ajo ka thënë se kjo vizitë është shtyrë pas një konsultimi të përbashkët me zyrtarët amerikanë, për shkak të situatës aktuale politike në Kosovë.

Haxhiu ka deklaruar se lajmet kinse i është refuzuar viza për vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të pavërteta.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika