Abrashi: Kurti të mos fokusohet në sanksionet që duhen t’i vendosen Serbisë, por në heqjen e tyre për Kosovën

"Pala kosovare të mos fokusohet në sanksionet që duhen ti vendosen Serbisë, por në heqjen e tyre për Kosovën. Kurti të përfaqësojë shtetin e tij", ka thënë hulumtuesi i politikës së jashtme, Emir Abrashi

Hulumtuesi i politikës së jashtme, Emir Abrashi, në lidhje me takimin e nesërm në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, ka thënë se Kosova nuk duhet të fokusohet në sanksionet që duhen t’i vendosen Serbisë, por në heqjen e tyre për Kosovën.

Abrashi, në emisionin “FIVE”, ka thënë se në këtë takim nesër Kurti duhet të përfaqësojë shtetin e tij dhe interesat e popullit dhe jo të merret me sanksionet që BE-ja duhet të vendosë ndaj Serbisë.

“Pala kosovare të mos fokusohet në sanksionet që duhen t’i vendosen Serbisë, por në heqjen e tyre për Kosovën. Kurti të përfaqësojë shtetin e tij”, ka thënë Abrashi.

Abrashi ka thënë se Kosova duhet të tregohet e gatshme që tani e tutje të zbatojë marrëveshjet që janë arritur ndër vite, pasi është në favor pas sulmit terrorist në Banjskë.

“Pasi kemi kthim mbrapa në favor të Kosovës të tregohet e gatshme për të implemntuar marrëveshjet që kemi arritur ndër vite, por këtë ta bëjë duke siguruar që Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive”, ka vijuar Abrashi.

Sipas tij, Kurti nuk duhet të kushtëzojë dialogun me masa ndaj Serbisë.

Ndryshe, të enjten në Bruksel, Kurti dhe Vuçiq pritet të mbajnë takime ndarëse me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika