Ademaj: Fëmijët thanë se Naimi e mbante për dore Liridonën në momentin e vrasjes

(E përditësuar) – “Naimin e gjeta të shtrirë në hotel, kishte porositur edhe drekën” – dëshmon vëllai i Liridonës Ademajt

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sot po vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Në seancën e sotme dëshmoi vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj, i cili tregoi me detaje ngjarjet e natës tragjike dhe sjelljen e të akuzuarit Naim Murseli pas vrasjes.

Leonardi rrëfeu se lajmin e parë për vrasjen e motrës e kishte marrë nga bashkëshortja e tij, e cila e telefonoi gjatë natës së 29 nëntorit 2023. Fillimisht, ai kishte dyshuar se bëhej fjalë për kushëririn e tij, por thirrja e dytë i konfirmoi se ishte motra e tij, Liridona.

“Kam marrë veturën, bashkë me prindërit jemi nis për në spital në Gjakovë. Gjatë rrugës, në media lexonim që Liridona ishte vrarë. Pasi prindërit morën ndihmën mjekësore, shkuam në QKUK në Prishtinë, ku na udhëzuan për në stacionin policor në Dragodan”, tregoi ai.

Në polici, sipas dëshmisë, Leonardit iu konfirmua vdekja e motrës. Ai tha se më pas takoi fëmijët e Liridonës dhe Naimin, të cilët ndodheshin në stacion.

“Fëmijët ishin të traumatizuar, të frikësuar nga ajo që kishin përjetuar”, tha ai.

Sipas dëshmisë, Naim Murseli kishte dhënë versionin se ishin sulmuar nga një person i armatosur gjatë një grabitjeje, dhe se ai kishte tentuar të shpëtonte fëmijët.

“Unë se bashku me bashkëshorten kemi shkuar tek fëmijët takimi me ta ishte shumë prekës ata ishin të frikësuar mërzitur për atë që e kishin parë dhe dëgjuar kur kam pyet ku është Naimi më kanë thënë qe është duke dhënë deklaratë pas diku 1 ore 1 ore e gjysmë Naimi ka dal nga policia ne fëmijët i kishim marr në veture sepse ishte orar gjumi, kur ka dal Naimi nga policia aty ishte prezent edhe Kushtrim Kokalla e kemi pyet Naimin se çfarë ndodhi ai na tha që na ka dal një hajn me armë dhe na ka kërkuar të holla, unë tha i kam nxjerr të hollat dhe u kam thënë edhe Liridonës jepi krejt çka ki Liridona tha duke shikuar në qante unë i kam hap dyert dhe ju kam thënë fëmijëve me ik në gjuhen suedeze pasi kemi shku diku pesë metra e kam ni një krismë por unë vazhdoja të ikja me fëmijët ka ardhur një veture ne drejtim tonin dhe ka dasht të na shkel mua dhe fëmijët kam kërkuar ndihmë nga disa shtëpi por nuk me kane dhënë kam shkuar deri në market aty i kam thënë pronarit te marketit a mundet me i këqyr fëmijët se du mu kthy se ma kanë vra gruan por pronari i marketit nuk më ka lejuar me ka thënë jo se është rrezik rri këtu dhe prite policin pasi që ishte mesnatë fëmijët ishin të lodhur dhe të rraskapitur”, deklaroi ai.

Leonardi tha se meqenëse ishte mesnatë, fëmijët i kishin marrë bashkë me familjen në shtëpi, kurse Naimi ishte bashkë me Kushtrimin.

Një natë vrasjes së Liridonës, Naim Murseli kishte qëndruar në një hotel në Prishtinë, ku, sipas dëshmisë së Leonard Ademajt, ai ishte shtrirë i qetë në dhomë dhe kishte porositur drekë.

“Së bashku me familjen i kem marr fëmijët në shtëpinë tonë e Naimi ka qëndruar aty së bashku me Kushtrimin, për ne ajo natë nuk ishte e lehtë sepse i kishim edhe fëmijët në shtëpinë tonë kemi qëndruar zgjuar deri ne mëngjes të nesërmen diku rreth orës 11 kam provuar të gjejë kontakt me Naimin pasi që nuk e dinim se ku ndodhet e kam thirr Valon Lluken me ka thënë merre numrin e shoferit me te cilin është Naimi dhe kontakto me të, pasi e kam thirr ne telefon shoferin Betim Podrimcaku ai me ka thënë se Naimi gjendet ne Swiss, jemi nisur së bashku me djalin e axhës djalin e dajës dhe tezakun kur kemi shku në Swiss na kanë thënë qe Naimi është në dhomë nalt jemi shku në dhomë Naimi ishte rat në krevatin e tij kishte disa sende ushqimore ne tavolinë po ashtu kishte porositur dhe dreken nga habia ne mendonin se është i frikësuar dhe kjo është mërzia se ai e vuan”, deklaroi ai.

Ai tregoi gjithashtu për tentativën për të parë trupin e Liridonës në morg, ku Naimi fillimisht kishte refuzuar të hynte brenda, duke u justifikuar me probleme në zemër. Më pas, të gjithë shkuan në vendin e ngjarjes, ku Naimi kishte dhënë version të paqartë për drejtimin nga i cili ishte sulmuar.

“Dhe pastaj është kryer ceremonia e varrimit, ne fakt gjate vorrimit ajo cka binde ne sy ishte qetësia e Naimit së bashku me Kushtrimin po rrinin shumë të ftohtë po ashtu edhe në raport me mediat që ishin prezent pas varrimit familja jonë direkt është kthyer për në shtëpi kur kemi mbërri në shtëpi babi na tha që miqësia mes nesh dhe familjes së tyre ka mbaruar këtu sepse si ka mundësi që Naimi ka ik nga vendi i ngjarjes së bashku me fëmijët ndërsa Liridona ka mbet aty nuk ka vonuar diku gjysme ore dhe e kem pa në gazeta se është arrestuar Granit Plava, pas pak minutash kemi marr vesh edhe për arrestimin e Naim Murselit pastaj edhe për arrestimin e Kushtrim Kokallës për me ishte tronditëse fakti se dyshimet tona veç sa u vërtetuan por mendja nuk na lejojke assesi të besojmë qe ky krim ka ardhur nga vet Naim Murseli”, tha ai.

Ai tregoi se pas arrestimit të Granit Plavës dhe më pas të Murselit e Kokallës, familja kërkoi zhvarrosjen e trupit të Liridonës dhe e rivarrosën në fshatin Rracaj.

Pas katër muajsh, takimi me fëmijët Leonardi thotë se ishte shumë prekës, e të cilët në prezencë të psikologëve u kishin treguar se kanë qenë në veturë kur u vra Liridona.

“Takimi me ta, ishte shumë prekës, pasi që fëmijët në prezencë te psikologëve më treguan, që kanë qenë në veturë, kur u vra Liridona. Fjalët e Diarit, janë këto ‘Hajni e ka fut dorën dhe ia ka ba mamit bam’, po ashtu tregojnë qartë se si Naim Murseli e mbajti për dore në momentin e fundit të vrasjes. Gjithashtu përditësimin e të dhënave të tyre, që e marr unë, janë po të këtij lloji. Nga momenti që kanë shkuar në Suedi, asnjëherë nuk kanë kërkuar takim me babin, asnjëherë fëmijët nuk kanë pranuar. Fotot të cilat i dërgojnë familjarët, janë së bashku Naimi me Liridonën, ata e shkëpusin me gërshërë Naimin nga fotoja”, ka treguar Ademaj.

“Lajmin për vdekjen na e dha babai i Kushtrimit” – thotë vëllai i Liridonës

Gjatë pyetjeve të parashtruara nga avokati mbrojtës i familjes, Leonard Ademaj tregoi se lajmin për vdekjen e motrës së tij, Liridona Ademajt, familja e kishte marrë përmes një telefonate nga babai i Kushtrim Kokallës – njërit prej të akuzuarve për përfshirje në rastin e vrasjes.

“Ka telefonuar dhe i ka thënë gruas së parë të babait tim: ‘A e keni parë në lajme se është vra Liridona?’”, deklaroi Leonard Ademaj para trupit gjykues.

I pyetur për lidhjen familjare me babanë e Kushtrim Kokallës, Leonard tha se gruaja e parë e babait të tij është njëkohësisht edhe halla e të akuzuarit.

Ai sqaroi se edhe pse nëna biologjike e tyre është gruaja e dytë e babait, për shkak se kishin jetuar për një kohë të gjatë në Zvicër, ata mbajnë mbiemrin dhe regjistrimin në emër të gruas së parë të babait.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika