Afati deri më 31 mars, Buleshkaj: Deri më tani 10 për qind e zyrtarëve publik kanë kryer deklarimin e pasurisë për 2025

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka bërë të ditur se deri më tani rreth 10 për qind e zyrtarëve publikë kanë kryer deklarimin e pasurisë për vitin 2025.

Në total, brenda periudhës së deklarimit pritet që mbi 10 mijë zyrtarë publikë të plotësojnë këtë obligim.

“Brenda kësaj periudhe pritet që mbi 10 mijë zyrtarë publik, ta kryejnë deklarimin e pasurisë…

Kemi rreth 10 për qind. Para se të nisë për këtu mora numrin e fundit, kemi rreth 1050 zyrtarë që kanë kryer… nëse e krahasojmë me vitet e kaluara, ky numër 10 për qind nuk është i keq. Sepse është vlugu i madh pas 15 ditëshit të parë kur fillon të deklarohet pasuria. Ne jemi të kënaqur. Por kemi pasur disa sfida, subjektet deklaruese e dinë më se miri. Sepse e kemi në funksion një sistem të riu, i cili edhe pse është në logjiken e njëjtë, të paktën duket ndryshe. Dhe nganjëherë kemi pyetje për çështje të thjeshta të funksionimit të tij. Dhe kjo ndoshta i ka ngadalësuar subjektet deklaruese ta kryejnë këtë obligim më herët.

Si proces është duke shkuar mirë…”, ka thënë Buleshkaj në FIVE të TV Dukagjinit.

Afati për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë për vitin 2025 përfundon më 31 mars.

Të fundit nga rubrika